E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokumentacioni që kërkohet për të aplikuar për një vizë jo-emigrimi



Jonida Tashi

Ambasada Amerikane publikon dokumentacionin që kërkohet për të aplikuar për një vizë jo-emigrimi në SHBA. Sipas njoftimit të Ambasadës, të gjithë aplikantët për viza jo-emigrimi, duhet të depozitojnë pranë saj një listë të gjatë dokumentesh të nevojshme duke filluar që nga formulari i aplikimit e deri tek dokumentet shtesë. Dokumenti i parë që kërkohet për vizat jo-emigruese është formulari i aplikimit DS-160, i plotësuar elektronikisht (për të gjithë aplikantët, pavarësisht nga mosha). Nëse ju nuk do të paraqisni faqen e konfirmimit të formularit DS-160 me kodin përkatës, takimi juaj do t’ju shtyhet për datën tjetër të mundshme. Albanian Courier, ky formular do t’ju jepet ditën e intervistës nga punonjësi i Albanian Courier përpara se të paguani tarifën e aplikimit. Dokumenti i dytë është pasaporta. Kërkohet një pasaportë, e vlefshme të paktën 6 muaj mbas hyrjes së planifikuar në Shtetet e Bashkuara. Nëse ju keni marrë Letërnjoftimin ose Kartën e Identitetit, duhet ta përfshini numrin e saj në fushën numër 14 të formularin DS-156. Gjithashtu, kërkohet që të paraqisni çdo pasaportë të mëparshme që ju është lëshuar dhe që i keni ende në posedimin tuaj. Nëse ju keni një pasaportë të re dhe pasaporta juaj e mëparshme nuk ka skaduar ende, ju duhet ta anuloni atë fizikisht pranë autoriteteve të policisë lokale. Dokumenti i tretë është fotografia. Nevojitet një fotografi të kohëve të fundit (jo më shumë se 6 muaj e vjetër). Për ta pasur një fotografi të vlefshme ju duhet të lexoni kërkesat e fotografisë në faqen e internetit:http://albanian.tirana.usembassy.gov/photo_requirements.html. Fotografitë që nuk përmbushin këto specifikime do të refuzohen dhe aplikantit do t’i kërkohet të sjellë një fotografi të re.
Pagesa e aplikimit
Pagesa e aplikimit 131 dollarë ose e barasvlershme në lekë (subjekt për t’u ndryshuar) sipas kursit të shkëmbimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë është dokumenti i tretë që nevojitet për vizat jo-emigruese. Këtë pagesë duhet ta kryejë çdo kush që aplikon për një vizë të tillë, pavarësisht nga mosha. Pagesa e aplikimit nuk është e kthyeshme dhe paguhet vetëm me para në dorë. Për këtë, kërkohet që aplikuesit të sjellin shumën e saktë të parave. Gjithashtu, një pjesë në dollarë dhe një pjesë në lekë nuk pranohet. Nëse viza do t’ju lëshohet, do të ketë një pagesë shtesë në bazë reciprociteti, nëse është e aplikueshme. Për të parë nëse pagesa shtesë duhet kryer, ju duhet të konsultoni Tabelat Reciproke të Vizave, për të zbuluar nëse ju duhet të paguani pagesën shtesë në bazë reciprociteti. Nëse ka pagesë për lëshimin e vizës, ajo është a barabartë afërsisht me pagesën që u ngarkohet qytetarëve Amerikanë kur ata udhëtojnë në shtetet e tjera.
Dëshmitë
Më tej në listën e dokumenteve që kërkohen janë përfshirë edhe dëshmitë. Aplikantët për viza vizitori duhet të tregojnë që ata kualifikohen sipas parashikimeve ligjore të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë. Aplikantët duhet të demonstrojnë që ata janë të klasifikuar si vizitorë sipas ligjit Amerikan. Ligji Amerikan i Emigracionit parashikon që çdo aplikant ka për qëllim të emigrojë në SHBA. Prandaj, aplikantët duhet ta tejkalojnë këtë parashikim dhe të demonstrojnë që janë të klasifikuar si vizitorë sipas parashikimeve të ligjit amerikan duke treguar se: qëllimi i udhëtimit tuaj është për të hyrë në Shtetet e Bashkuara për biznes dhe kënaqësi; ata planifikojnë të qëndrojnë për një periudhë specifike të limituar; kanë dëshmitë fondesh për të mbuluar shpenzimet në Shtetet e Bashkuara; kanë dëshmi detyruese lidhjesh ekonomike dhe sociale jashtë SHBA; dhe ata kanë një rezidencë jashtë Shteteve të Bashkuara si dhe lidhje detyruese që do të sigurojnë kthimin në vendin e tyre në fund të vizitës. Për më shumë informacion ju mund të vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit: http://travel.state.gov/visa/temp/types/types_1265.html. Së fundi, kërkohen edhe disa dokumente shtesë për: vizitorët për trajtim mjekësor (B1/B2), studentët dhe shkëmbyesit (F, M, J), punonjësit e përkohshëm (H, L, O, P, Q), punonjësit e përkohshëm fetarë (R), media e huaj (I), investitorët me bazë traktati (E2).

Për vizat që aprovohen
Nëse aplikimi juaj aprovohet, seksionit konsullor do t’i duhet të paktën dy ose tre ditë pune për të përfunduar procesin dhe stampimin e vizës. Për të gjithë aplikantët që banojnë në Shqipëri, pasaporta juaj do të kthehet me anë të shërbimit privat “Albanian Courier”. Zyrtarët e Albanian Courier do t’iu kontaktojnë sapo të marrin pasaportën nga zyra jonë. Kundrejt këtij shërbimi ka një tarifë dhe pagesa bëhet në momentin e marrjes së pasaportës. Aplikantët që jetojnë jashtë Shqipërisë duhet të këshillohen që shërbim brenda ditës nuk është i disponueshëm. Aplikantët duhet të përgatiten të lënë pasaportën e tyre në Ambasadën Amerikane në Tiranë edhe për ditën tjetër për të përfunduar procesin e vizës. Ambasada Amerikane në Tiranë nuk garanton se sa do të zgjasë ky proces.
Për aplikimet që refuzohen
Nëse aplikimi juaj i vizës mohohet/refuzohet, pasaporta juaj do të kthehet në përfundim të intervistës, së bashku me një letër që shpjegon se në cilën pjesë të ligjit Amerikan ju nuk kualifikoheni. Ju duhet të këshillohuni nëse Ambasada Amerikane në Tiranë ka organikë folëse në gjuhën Angleze dhe në atë Shqipe për të ndihmuar aplikantët e vizave.

Dokumentacioni shtesë, për trajtim mjekësor
Në shtesë të dokumentacionit të kërkuar si më sipër, dokumentacioni i mëposhtëm kërkohet gjithashtu për personat që kërkojnë trajtim mjekësor në Shtetet e Bashkuara:
Një diagnozë mjekësore nga mjekë vendas, që shpjegon natyrën e sëmundjes si dhe arsyen përse personi kërkon trajtim ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
Një letër nga një mjek ose njësi spitalore në SHBA, ku shprehet dëshira për të trajtuar këtë sëmundje të veçantë si dhe detajet e kohëzgjatjes së planifikuar si dhe çmimi i trajtimit (ku të përfshihen faturat e doktorit, faturat e spitalit si dhe çdo gjë që lidhet me shpenzimet mjekësore);
Një deklaratë për mbulimin financiar nga individi ose organizata që do të paguajë për transportin e pacientit, shpenzimet mjekësore dhe të jetesës. Individi që garanton pagesën e këtyre shpenzimeve duhet të paraqesë prova që e ka mundësinë për ta përmbushur atë, shpeshherë në formën e vërtetimit nga banka ose vërtetime të tjera për të ardhurat/kursimet ose kopje te dëshmisë se taksave të të ardhurave. Në disa raste mund të jetë e domosdoshme që këto shpenzime të paguhen paraprakisht shërbimit në Shtetet e Bashkuara;
Personat që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për trajtim mjekësor duhet të kenë një deklaratë nga një doktor ose institucion përsa i përket trajtimit mjekësor të propozuar.

Paraqitja e këtij dokumentacioni shtesë nuk garanton që një aplikant do të gjendet i kualifikueshëm për të marrë një vizë. Gjithsesi, një aplikim mjekësor nuk mund të vlerësohet pa këtë informacion.

6 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›