Xhenifer Lopez rrëfen sekretin e formave seksi
Sekreti i lumturisë? “Të ndihesh mirë me veten. Kurrë nuk e kam parë veten në sensin negativ”. Xhenifer Lopez rikthehet duke pozuar për numrin e qershorit të revistës “Marie Claire”, fotografi të cilat janë realizuar me mjeshtëri nga Mark Hom. Ajo rrëfen sekretin e formave seksi: “ha atë që duhet të ha, me kujdes ama, më pas pak vrap dhe ushtrime”. Për sa i përket fundshpinës të mrekullueshme, ajo përgënjeshtron lajmin se është siguruar për miliona dollarë. Diva latine, siç quhet shpeshherë është e martuar me Mark Antoni dhe ka dy binjakë. Tashmë kthehet më e bukur se kurrë pas një periudhë heshtjeje dhe një përkushtimi total ndaj familjes. Ja ku vjen e mbuluar vetëm nga një vel i hollë, i cili nuk të jep aspak pamjen e një gruaje që ka jetuar për një periudhë të gjatë e mbyllur në shtëpi. Pas realizimit të filmit “The Backup Plan” ka zënë edhe vend në renditjen e këngëve më të pëlqyera me albumin “Love”.
6 Maj 2010