Interi fiton Kupën e Italisë
Tani radha e kampionatit dhe finalja e madhe e Ligës së Kampioneve
Dash FRASHËRI
Trofeu i parë i sezonit për Interin. Kupa e Italisë. E fituar pas tre sezonesh mungesë. E shtata në historinë e klubit të Masimo Moratit. Trofeu i 15-të i Hoze Murinos si trajner. Me titullin e kampionit shumë afër dhe me finalen e Ligës së Kampioneve në prag, Interi dëshmoi se mbetet skuadra më e fortë në Itali, ndërsa portugezi Murinjo rikonfirmoi veten edhe një herë se mbetet një “Special One”. Në një ndeshje të ndezur e më shumë grintë (tetë kartonë të verdhë, katër për Romën, katër për Interin) e shoqëruar edhe me një karton të kuq të kapitenit të Romës, Françesko Toti (88’, faull ndaj Balotelit), Interi triumfoi ndaj Romës dhe urrejtjes verdhekuqe, duke u nisur nga presidenca romane e deri te tifozeria e saj.
NDESHJA
Interi u detyrua të zëvendësonte fantazistin Uesli Snajder me Mario Balotelin, pas vetëm pesë minutash lojë për shkak një dëmtimi pas një kontakti me Burdison. Portieri i Interit, Hulio Sezar, bëri mrekullinë në minutën e 26-të kur me një devijim spektakolar me majat e gishtërinjve i hoqi Romës një gol thuajse të sigurt, pasi Luka Toni u shfaq i lirë i përpara portës.
Pas një goli të anuluar të sulmuesit argjentinas i Interit, Diego Milito, “Il principe” (Princi) tregoi edhe një herë klasin e tij duke realizuar një gol madhështor midis tre mbrojtësve të Romës, pesë minuta përpara përfundimit të pjesës së parë, duke qetësuar disi trajnerin Hoze Murinjo, shpesh herë të nervozuar nga loja e ashpër e kundërshtarit. Tiago Mota lëshoi një top perfekt për Militon, ky i fundit neutralizoi Meksesin, Perotën dhe Burdison, dhe nga një distancë e largët bëri të pavlefshëm reagimin e Hulio Serxhos midis dy shtyllave. Inter-Roma 1-0, falë golit të 26-të sezonal të argjentinasit midis kampionatit, Ligës së Kampioneve dhe Kupës së Italisë. Në minutën e 65-të, aksion spektakolar i Eto’o-së: kamerunasi i shpëtoi Risit, duke gjuajtur diagonalisht, por portieri i Romës, Hulio Serxho e devijoi në goditje këndi duke shpëtuar portën verdhekuqe. Në të 82’, Mirko Vuçiniç ishte pranë barazimit. Malaziasi gjeti koordinimin e duhur dhe me një diagonale goditi fort portën e Interit. Fundi, sigurisht i lumtur për Interin. Trofeu i parë sezonal. I marrë në shtëpinë e armikut.
Ançeloti nën akuzë nga Abramoviçi
Çelsi mund të fitojë kampionatin dhe Kupën e Anglisë, por dështimi në Ligën e Kampioneve djeg shumë
Karlo Ançeloti do të pyetet për të shpjeguar dështimin e Çelsit këtë sezon, edhe pse ai mund të fitojë “the Double” (kampionatin dhe Kupën e Anglisë). Pronari miliarder i bluve, Roman Abramoviç, thjesht dëshiron të dijë se përse formacioni i tij i super-paguar dështoi aq keq në Ligën e Kampioneve. Drejtori Majk Forde tha: “Një ditë pasi në të fitojmë titullin ne do të pyesim veten se përse ne nuk fituam Ligën e Kampioneve. Në futboll duhet të bëhesh më i mirë çdo ditë, kjo është ajo që në i kemi vënë qëllim vetes”. Çelsi do të ngrejë trofeun e Premier Ligës në se do të mundë Uiganin të dielën. Gjithashtu ajo është dhe në finalen e Kupës së Anglisë me Portsmothin, takim që do të luhet, më 15 maj.
Edhe pse ata mund t’i fitojnë të dyja, pakënaqësia do të mbetet, pas eliminimit nga Interi i Hoze Murinjos në fazën e 1/16 të Ligës së Kampioneve, çka ishte edhe goditja më e madhe e ëndrrës së Abramoviçit për ta bërë Çelsin klubin më të madh në planet.
Forde shtoi: “Mourinjo e nisi me këtë vizion punën e tij disa vite më parë dhe ai e kaloi pishtarin te trajnerë të mëdhenj si Gus Hidink dhe Ançeloti. Që të gjithë trajnerët më të mirë në botë mendojnë se ne jemi duke bërë një punë të mirë kjo është e qartë. Karlo Anceloti solli vetëm një asistent me vete dhe kjo tregon se neve kemi një staf të mirë në grupin tonë. Mënyra se si në jemi duke punuar, nuk është një sekret, çdo klub në botë mund ta kopjojë atë. Sekreti real, nëse ju mund ta quani kështu, janë njerëzit që punojnë për ne”.
6 Maj 2010