Vizita, Bajden në Europë për përmirësimin e marrëdhënieve
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Xhon Bajden ka zhvilluar një vizitë në Europë. Krahas vizitës në Brukel dhe në Madrid ai foli para Parlamentit Europian për masat e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit. Megjithatë europianët janë shprehur të pakënaqur nga kjo situatë. Qeveria e Obamës i ka lënë pas dore marrëdhëniet me Europën, për t’u përkushtuar më tepër ndaj problemeve në favor të Azisë. Gjatë një vizite në kryeqytetin e SHBA-së Jerzi Buzek bëri të qartë miqësisht, por prerë se mes SHBA-ve dhe Europës ka disa gjëra, që duhen përmirësuar.
Deklarata
I arrestuari i “Times Square” pranon akuzat
Faisal Shahzad, shtetasi amerikan me origjinë pakistaneze ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij nga autoritetet amerikane. Ai akuzohet se tentoi të hidhte në erë “Times Square” të Nju Jorkut me anë të një automjeti bombë. Zyrtarët thanë se Shahzad, 30 vjeçar, kishte pranuar se stërvitjen për sajimin e bombës e kishte bërë në rajonin e Varzistanit Verior në Pakistan, jo shumë larg kufirit afgan, duke lënë të kuptohet për lidhje të mundshme me Al Kaidën. Autoritetet në Pakistan thanë se një numër njerëzish janë arrestuar, përfshirë edhe disa në qytetin Karaçi, në lidhje me përpjekjen për sulm në Nju Jork.
Alarmi
Amsterdam, 30 të plagosur nga një alarm fals për bombë
Në një ceremoni përkujtimore për të vdekurit e Luftës së Dytë Botërore ku merrte pjesë edhe Mbretëresha e Holandës, Beatris është shkaktuar një panik masiv. Një burrë gjatë heshtjes një minutëshe në Amsterdam ka bërtitur papritur me zë të lartë. Më pas shumë pjesëmarrës janë larguar në panik dhe shumë të tjerë janë rrëzuar në tokë. Më shumë se 30 vetë u plagosën. Atentatori i dyshuar, një 39 vjeçar i dënuar më parë për shkak të sulmeve të dhunshme dhe kundërvajtjes me drogë, u arrestua. Nga kjo ngjarje ka reaguar e trembur edhe mbretëresha, e cila e kë dënuar këtë gjest.
6 Maj 2010