E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brizhid Bardo: Sara Peilin, katastrofë ekologjike

Për një ambientaliste që nuk lëshon pe si ajo, ndoshta deklarata kundër Peilin mund të konsiderohet e vonuar. Francezja seks simbol i dërgoi kandidates për postin e zëvendëspresidentes të SHBA. një letër të hapur, që mediat franceze e botuan menjëherë. "Në rast se do fitonte postin e zëvendëspresidentes", shkruan aktorja e njohur, "do të ishte fatkeqësi për gratë e gjithë botës". Edhe urimi që i dërgon është po kaq i hidhur: "Shpresoj që t‘i humbisni këto zgjedhje, pasi do ishit katastrofë për mbarë botën". Mëria e ambientalistes është shkaktuar nga qëndrimet antiekologjike të Sara Peilin, e cila mendon se nxehja ambientale nuk është vepër e njeriut, është pro nxjerrjes së naftës në Alaskë dhe nuk i bëhet shumë vonë për të ardhmen e arinjve polarë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›