Sondazhi: Debatin e fitoi kandidati Barak Obama
54 për qind e të anketuarve nga CNN, pas përfundimit të debatit të dytë të kandidatëve presidencialë, u shprehën se ishte Obama ai që e dominoi audiencën, ndërkohë që vetëm 30 për qind qenë të mendimit se MekKeini u shfaq më mirë se rivali. Sipas sondazhit, opinioni i 64 për qind i njerëzve në favor të Obamës ishte 4 pikë më i lartë në fund të debatit se para tij. 51 për qind e atyre me opinion të favorshëm ndaj MekKeinit u përgjigjën se nuk i kishin shtuar pikë të tjera kandidatit të tyre. Pjesa më e madhe e të anketuarve u përgjigjën se Obama kishte qenë lideri më i fortë në debat (54 për qind pro Obamës dhe 43 për qind pro MekKeinit), ndërkohë që ata që mendonin se Obama u shfaq më i pëlqyeshëm ishin thuajse sa dyfishi i atyre që u përgjigjën pro kandidatit republikan.