E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brok i PE: Do të loboj te shtetet e BE-së

• Eurodeputeti gjerman, Elmar Brok, do të lobojë në shtetet evropiane që nuk kanë miratuar MSA-në me Shqipërinë.Me ftesën e kryeparlamentares Topalli ka mbërritur në Tiranë, Brok, që njihet si një nga personalitetet me peshë, jo vetëm në Parlamentin Evropian, por edhe në jetën politike ndërkombëtare. Kjo vizitë e tij vjen në vazhdën e mbështetjes së tij të vazhdueshme në proceset demokratike integruese të Shqipërisë. Brok në takimin me Topallin ka premtuar se do lobojë në ato shtete, që nuk e kanë miratuar ende marrëveshjen me MSA-në. “Shqipëria po bën hapa të shumtë përpara, në plotësimin e standardeve për anëtarësim në NATO dhe integrim në BE. MSA-ja Shqipëri-BE është ratifikuar nga 17 vende dhe në fund të këtij viti Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Parlamenti po punon seriozisht për dy reforma bazë, që janë reforma në sistemin e drejtësisë dhe ajo zgjedhore”, u shpreh Topalli. Kryetarja e Kuvendit vuri theksin te konsensusi mes forcave politike në hartimin dhe miratimin e ligjeve për reformën në drejtësi, si dhe punën që po kryen komisioni i posaçëm, strukturat e tjera shtetërore për reformën zgjedhore, në funksion të realizimit të standardeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›