E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia kundër Grupit për Kosovën

• Serbia ka protestuar kundër vendimit të Grupit Ndërkombëtar të Kosovës, i cili zhvilloi të enjten takimin e tij inaugurues për të mbikëqyrur zbatimin e planit Ahtisari në Kosovë. Zyrtarët serbë i kanë dërguar një notë proteste sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, lidhur me formimin e grupit të punës për Kosovën. Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, tha se krijimi i këtij grupi "jashtë mandatit të Këshillit të Sigurimit të KB është i paligjshëm". Të enjten, 15 shtete që kanë njohur shtetin e Kosovës në prani të përfaqësuesve të NATO-s dhe BE-së, vendosën formimin e grupit. Ngritja e këtij grupi bazohet në planin e Marti Ahtisarit, i cili ka rekomanduar për Kosovën vetëm pavarësi të mbikëqyrur. Jeremiç përdori tone të ashpra kur shprehu pozicionin e tij kundër pavarësisë së Kosovës si një akt ilegal. Ai theksoi se, Serbia ka në favor ligjet ndërkombëtare të cilat sipas tij, i mundësojnë Serbisë ta konsiderojnë Kosovën përgjithmonë një pjesë të territorit të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›