Tirana-Partizani, derbi që vlen sa kampionati
• Rritet tensioni para derbit vendimtar të fazës së dytë të Superiore, Tirana-Partizani.Bardheblutë shpresojnë të mund të afrohen sërish me kreun, pas ndalesës së fundit të Dinamos kryesuese, ndërkohë që Partizani thuajse luan sot të gjitha shanset për të pretenduar titullin kampion. Një sfidë nga e cila pritet gjithçka dhe çdo lloj rezultati, ndërkohë që do të ketë një ndikim të rëndësishëm në garën për titullin. Kampi i kuq Një tjetër derbi nga ata për të mos u humbur. Nëse do të ketë motivimin, por mbi të gjitha inatin e duhur sportiv, Partizani ka mundësinë të bëjë për vete edhe përplasjen me Tiranën, pas asaj ndaj Dinamos. Me vendin e dytë të siguruar, suksesi i sotëm do t'u jepte të kuqve një hov të mëtejshëm, përsa i përket shanseve për titullin kampion. Dhe kjo, sidomos duke mposhtur një rival të përjetshëm, do të shijonte dyfish, ndërsa barazimi do të shërbente të paktën për të mbajtur larg Tiranën, që do të kërcënonte ndjeshëm në rast se do të lejohej të merrte tri pikët. Gjithsesi, e gjithë skuadra e kuqe duket se është përgatitur për të mos i dhënë bardhebluve asnjë kënaqësi. Madje, një element i rëndësishëm si Gjergj Muzaka është gati të sfidojë edhe gripin, vetëm për të zbritur sonte në tapetin e gjelbër të "Qemal Stafës". Prej dy ditësh, ai nuk është stërvitur me shokët, për shkak të temperaturës që e ka mbërthyer, megjithatë kjo nuk e ka bërë të dorëzohet. "As që e mendoj të mungoj. S'kam sesi të mos jem në një derbi kaq të rëndësishëm si ai me Tiranën", është mjaftuar të thotë mesfushori, i cili ishte njeriu vendimtar në derbin e një jave më parë me Dinamon dhe rezultoi efikas me asistet e tij në ndeshjen e mesjavës për Kupën e Shqipërisë.Faktet tregojnë se loja e tij në krahun e djathtë dhe mbi të gjitha krosimet e përpikta janë po aq të rëndësishëm, sa ato tetë gola që ka shënuar, duke e shndërruar në finalizuesin më të mirë të skuadrës bashkë me Bakajn. Nga një si ai, edhe trajneri Lika e ka kuptuar se nuk mund të heqë dot dorë. Por, i pari vetë Muzaka nuk ka ndërmend të humbasë një duel si ky me Tiranën, prandaj ka shkuar në grumbullim me skuadrën. Kampi bardhebluNë vigjilje të sfidës më të rëndësishme të sezonit e akoma më shumë duke kuptuar se është shansi i fundit për të shpresuar ende në mbrojtjen e titullit kampion, katërshja e donatorëve të Tiranës nuk mund të bënte tjetër dje por ti qëndronte pranë kontingjentit bardheblu para derbit të sotëm ndaj Partizanit. Në një masë shumë më të madhe se në rastet e tjera para përballjeve me të kuqtë, financuesit e kampionëve kanë karikuar skuadrën e tyre në dy seanca. Kështu fillimisht donatorët kanë preferuar të ndjekin ekipin e tyre në seancën e fundit stërvitore para derbit duke u takuar me të gjithë lojtarët e shkëmbyer batuta. Një takim që ka vijuar me seancën e dytë në orët e vona të natës në hotel "Mai Tai" ku kontingjenti bardheblu do të qëndrojë i grumbulluar para ndeshjes. Pikërisht gjatë këtij takimi të dytë mendohet që donatorët të kenë karikuar edhe financiarisht bardheblutë.Kategoria Superiore / Java e 22-të1 MARSTIRANA - PARTIZANI (Q. Stafa) Ora 18:00M. Sopjani, E. Doda, D. RexhaDINAMO - SHKUMBINI (S. Stërmasi)K. Meta, A. Mali, L. MustafarajELBASANI - BESËLIDHJA (Elbasan)T. Latifi, G. Maloku, F. EleziBESA - VLLAZNIA (Kavajë)E. Dobi, B. Mesi, E. MihoFLAMURTARI- TEUTA (Vlorë)S. Jareci, Ë. Pjetrushi, M. DervishiSKËNDERBEU- KASTRIOTI (Korçë)A. Janku, D. Korreshi, A. SalajNdeshjet fillojnë në ora 15:00 KATEGORIA E PARE JAVA E 21-të 1 mars 2008 TURBINA - ERZENI M. Masha, D. Agaraj, I. Ziraj SKRAPARI - SOPOTI K. Hakrrama, S. Avdo, E. Deraj DAJTI - BILISHTI A. Lulaj, L. Alla, A. Molla BYLIS - GRAMSHI E. Hoxha, F. Lamaj, P. Puto APOLONIA - ADA B. Pashaj, G. Qirici, S. Zeka POGRADECI - LAÇI A. Beqiri, G. Koka, A. Guçe BURRELI - NAFTËTARI Sh. Balliu, E. Biçaku, E. Kello LUSHNJA - TOMORI S. Bogdani, A. Shkëmbi, G. Bimi TEPELENA - LUFTËTARI S. Velçani, J. Kelleshi, E. Jorgji Ndeshjet fillojnë në ora 15:00