E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të hënën abonetë e reja me logon e Bashkisë

• Abonetë e linjave urbane në Tiranë dalin të hënën. Vonesat kanë ardhur si pasojë e qarkullimit në treg të kartave të pajtimit false dhe pa logon dalluese.ZIRINA LLAMBRO Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, u bëri dje apel qytetarëve që të mos blejnë abone të prera, ku nuk lexohet fjala "Bashkia e Tiranës". Ai demonstroi abonetë e reja të prodhuara nga Drejtoria e Tatimeve pas evidentimit të falsifikimit. "Shprehim indinjatën tonë teksa shohim të ripërsëritet me abonetë fenomeni i tetorit, nëntorit apo dhjetorit, kur një operator në Kamzë shet abone pothuajse identike me ato të operatorëve të Tiranës dhe që përbën një rast flagrant mashtrimi. Shprehim gjithë keqardhjen tonë, që qytetarët duhet edhe një herë të vuajnë padrejtësisht pasojat me abuzimet në prodhimin e aboneve", tha Shalsi. Ai shtoi se është rënë dakord me Drejtorinë e Takimeve, që abonetë që përdoren në linjat brenda Tiranës të jenë të ndryshme me ato të bashkive të tjera. "Megjithëse Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë përgjegjësi në prodhimin e aboneve, i kërkuam drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve të marrë, së pari, masa urgjente për të prodhuar abone të reja për Tiranën, krejtësisht të ndryshme nga ato të bashkive të tjera dhe, së dyti, që ky fenomen i shëmtuar dhe i përsëritur në të kaluarën të mos ndodhë më", sqaroi Shalsi, duke theksuar se ka marrë garancinë për prodhimin e aboneve të reja, shpërndarja e të cilave do të fillojë të hënën. "Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të pajisen me abone për të përdorur linjat brenda qytetit të Tiranës, të mos blejnë asnjë abone të tillë të prerë, ku nuk dallohet qartë pjesa ku shkruhet Bashkia e Tiranës", tha Shalsi.Problemi Problemet e pajisjes me abone të qytetarëve nisën që në muajin tetor, kur shoqata e transportit qytetas denoncoi prodhimin e tyre nga një kompani fantazmë. Kreu i saj, Ferdinand Ibrahimi, kërcënoi me bllokim të linjave në rast se nuk do të zgjidhej ky problem. Pas takimit të zhvilluar mes përfaqësuesve të kësaj shoqate, Bashkisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, u vendos që abonetë e shitura deri në atë kohë nga firma fantazmë të mos njiheshin, ndërsa të rejat të kishin një tjetër ngjyrë. Më pas një tjetër ngërç u krijua për shkak të çmimit të biletës dhe aboneve. Shoqata e transportit qytetas kërkoi rritjen e çmimit të tyre, pasi me ato aktuale nuk mbulohej kostoja e shërbimit. Veç kësaj u kërkua edhe rimbursimi nga shteti për të gjithë personat që udhëtojnë falas në linjat urbane. Në këtë grup bëjnë pjesë invalidët, veteranët dhe persona të tjerë që kanë statusin sipas ligjit. Në këmbim të mungesës së  një përgjigjeje nga strukturat përkatëse, shoqata nxori një urdhër të ri. Deri në momentin e rimbursimit, librezat që mundësojnë transportin falas nuk do të njihen. Ky urdhër vijon të mbetet ende në fuqi në të gjitha linjat brenda kryeqytetit. Burime nga shoqata sqarojnë se është drejt përfundimit projektligji që do të hartohet nga Ministria e Transporteve, i cili i jep zgjidhje të gjitha problemeve të qytetarëve, por edhe të vetë shoqatës. Të njëjtat burime pohojnë se në këtë projektligj një nen të veçantë do të zërë edhe çmimi për biletat dhe abonetë, i cili pritet të rritet. Shoqata e transportit qytetas ka propozuar që çmimi i biletës së autobusëve të jetë 50 lekë.  40 mijeinvalidë dhe veteranë paguajnë sa herë përdorin transportin publik. Librezat me të cilat ata përfitonin shërbimin falas janë tashmë të pavlefshme.50 lekeështë propozuar nga shoqata e transportit ndërqytetas të bëhet çmimi i biletës. Veton për këtë do ta vërë qeveria, e cila shumë shpejt pritet të marrë në dorë projektligjin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›