E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Masa fiktive për aksidentet në punë"

• Ministria e Punës i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme pjesëmarrjen e inspektorëve të punës në grupet hetimore, të ngritura pas aksidenteve në punë.Sipas drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Punës, Thoma Miço, mungesa e deritanishme e specialistëve në gjykimin e rasteve të aksidenteve me pasojë jetën në punë, ka sjellë vendime dhe masa fiktive. "Prania e një specialisti të punës në hetime do të vinte para përgjegjësisë firmën e ndërtimit, duke e ndëshkuar dhe përmes ligjit nëse nuk siguron jetën e punëtorit", tha Miço. Ai theksoi se, pjesëmarrja e inspektorëve të punës në grupin hetimor do të kërkojë hartime të akteve nënligjore, me qëllim që prania e tyre të mos mbetet thjesht një dëshirë, por e bazuar me ligj. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›