E Diel, 1 Nëntor 2026

Brokaj: Gjendja e deputetëve, jo me rrezik por mund të përkeqësohet

Mjeku dhe ish-deputeti Sabit Brokaj në një konferencë për shtyp paraqiti gjendjen e deputetëve grevistë pas ditës së dytë të grevës.
Në një konferencë për shtyp Brokaj theksoi se deputetët kanë luhatje tensioni, dhimbje barku dhe koke por në aspektin moral ata mbahen aq mirë saqë maskojnë edhe ndonjë shqetësim tjetër.
Sipas tij ka probleme shëndetësore të deputetëve grevistë por që janë pa rreziqe por theksoi se situata mund të agravohet pasi deputetët kanë 72 orë pa konsumuar ushqim.
21 deputetë të Partisë Socialiste që nga dita e premte kanë hyrë në grevë urie deri në plotësimin e kërkesave të opozitës për transparencën e zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›