Broumidis: Te rejat qe do te sjellim me 3G
INTERVISTA/ Drejtori i Pergjithshem i Vodafone Albania, Haris Broumidis, perballe gazetarit Blendi Fevziu flet ne "Opinion" ne Tv Klan, per risine qe sjell kjo kompani ne Shqiperi dhe avantazhet e 3G
Cili eshte niveli i teknologjise celulare ne Shqiperi?
Per sa i perket sherbimeve baze - d.m.th telefonata dhe mesazheve te shkurtra (SMS), Shqiperia eshte ne te njejtin nivel sikunder dhe tregjet e tjera evropiane. Pjesa ku Shqiperia ngelet mbrapa, deri tani, eshte ne perdorimin e sherbimeve "data" (internet). Dhe perdorim "i data" do te thote qe ne te mos ta perdorim telefonin tone vetem per thirrje dhe per SMS, por edhe per te lundruar ne internet, per te shkarkuar materiale nga interneti. Pra kjo eshte fusha ku Shqiperia eshte paksa mbrapa, dhe kjo eshte sepse tregu shqiptar i komunikimeve celulare nuk ka hyre ende ne epoken e 3G.
Deri tani, pa 3G, sepse 3G do te hyje mbas pak ditesh, sa per qind e klienteve tuaj perdorin apo "lundrojne" ne internetin ne celular?
Aktualisht ne kemi 10 per qind te klienteve tane qe perdorin internetin ne celularet e tyre dhe ky eshte nje nivel ne rritje qe prej vitit qe shkoi, mendojme se rritja do te jete edhe me e shpejte, pasi ne te veme ne pune teknologjite e reja.
Ne pergjithesi, lundrimi i internetit kryhet vetem ne celular apo ju ofroni mundesine qe klientet te mund te lundrojne ne internet edhe ne lap-top apo kompjuter tryeze.
Ne fakt mund te "lundrohet" ne internet permes cdo pajisjeje qe mund te akomodoje nje karte SIM te Vodafone. Kjo do te thote, se ju mund ta perdorni internetin dhe ne Ipad-in tuaj, natyrisht mund ta perdorni ne celularin tuaj. Pra kjo teknologji eshte e disponueshme jo vetem ne telefonat celulare, eshte e vlefshme ne telefonat inteligjente "smartphones", ne kompjutere tavoline, ne lap-top, net-books etj. Pra ne cdo pajisje ku mund te akomodohet nje karte SIM, kjo teknologji do t'iu ndihmonte te "lundronit" ne internet.
Kur kane filluar sherbimet 3G ne bote?
Kjo ka ndodhur para nje dekade, kur per here te pare u aplikua teknologjia 3G ne Evrope. U fillua ne 2002 dhe ne vitin 2003 shumica e vendeve te Evropes Perendimore aplikuan kete lloj teknologjie.
Perse Shqiperia eshte kaq vone ne aplikimin e kesaj teknologjie?
Shqiperia ka qene pioniere ne aplikimin e telefonise celulare ne rajon
Pioniere ne rajon?
Po ne rajon, ne teknologjine 2G jo 3G. Kur Shqiperia futi sherbimet celulare ne dekaden e viteve '90.
Ne 96-en u fillua...
Po, vendet e tjera te rajonit nuk e paten kete mundesi. Pra natyrisht, ka nje vonese ne hyrjen e teknologjise 3G, por mendoj se asnjehere nuk eshte shume vone?
Ne 8 Nentor ju vendoset te paguani 31.4 milione euro per licencen 3G. Perse e moret kete vendim?
Ne cdo vend qe ne veprojme si Vodafone, klientet tane e kane mundesine t'iu gezohen produkteve dhe sherbimeve 3G, keshtu qe ne nuk mund te perjashtonin Shqiperine nga kjo gje. Kjo do te thote se per ne vendimi ishte i thjeshte: Donim te kishim licencen e pare 3G ne vend, per t'iu ofruar klienteve tane mundesine qe ta eksperimentonin te paret, dhe vendimi jone, kryesisht demonstroi dy lloj angazhimesh: Angazhimi i pare eshte se ne duam t'iu sjellim klienteve tane, te pareve cdo risi teknologjike, ky eshte nje angazhim qe e kemi marre para shume kohesh, dhe angazhimi i dyte eshte qe ne duam te investojme ne kete vend, ne jemi te vendosur per zhvillimin e ketij vendi dhe te tregut te telekomunikacioneve. Dhe me keto dy angazhime ne duhet te benim perpara per te pasur licencen e pare 3G ne vend, sapo ajo te vendosej te jepej.
Ju do te filloni me sherbimet 3G brenda Dhjetorit ne Tirane, dhe mendoj se shume shpejt dhe ne qytete te tjera. Por ne celularin tim, dhe ne kete moment ndoshta, duket logoja 3G. Kjo do te thote qe keni filluar apo ende jo?
3G eshte nje rrjet komplet i ri, keshtu qe do te na duhet ta ndertojme ne faza. Ne planet tona eshte qe te mbulojme Shqiperine, brenda 18 muajve nga tani. Pra ne 18 muaj nga sot, ne do te kemi te mbuluar me 3G cdo cep te Shqiperise. Ne Tirane, shpresoj se do te fillojme perpara fundit te ketij viti per te filluar sherbimet ne Tirane pasi ne duam qe te mbulojme nje pjese te madhe te Tiranes dhe jo vetem qendren qe jemi qe tani duke e mbuluar.
A e paguat shumen e parave?
Pagesa eshte bere para nje jave.
Cfare nenkupton teknologjia 3G. Nje pergjigje shume te thjeshte, per njerezit qe po shohin kete program?
Si nje teknologji 3G sjell rrjete me te shpejte dhe me te gjere, kjo ne pikepamjen teknologjike. Kjo do te thote se klientet qe perdorin celularet apo kompjuteret e tyre, mund te "lundrojne" ne internet apo mund te shkarkojne te dhena me shpejtesi shume me te larta nga ato qe eksperimentojne tani.
Kur perdorin internet, do te jete me i shpejte nga interneti qe perdorin tani prej ofruesve te tjere?
Nga ofruesit e tjere natyrisht. Teknologjia 3G qe ne do te fusim do te kete fillimisht shpejtesi internet 10 here me te larte sesa interneti aktual, i ofruar ne celular, dhe ndersa aplikohen versione te reja te teknologjise 3G do te kemi shpejtesi rreth 30-40 here me te larta. Per sa i perket internetit fiks, 3G do te sjelle nje eksperience te krahasueshme ne "lundrim" ne internet dhe shkarkime me ata cka ofrohet nga operatoret fiks te internetit. Per t'iu dhene nje detaj te thjeshte, ne do te ofrojme 14.4 Mbps ne 3G. Aktualisht, shumica e operatoreve ofrojne 1Mbps. Kjo nuk do te thote se 3G do te jete 14 here me e shpejte sepse ka detaje te tjera qe do te ndikojne tek shpejtesia. Por pergjigjja ime e shpejte eshte se 3G do te jete aktualisht 10 here me i shpejte sesa interneti aktual ne celular dhe do te sjelle eksperience te krahasueshme me ate qe ofrohet nga operatoret fiks te internetit (broadband).
Te paret, jane ata qe do ta perdorin internetin ne celular. Po ata qe duan ta perdorin internetin ne kompjuteret e tyre?
Ata thjesht duhet te pajisen ne dyqanet tona me nje modem USB, te cilit i vendoset nja karte SIM Vodafone, dhe ata mund ta perdorin kete modem ne kompjuter, lap-top apo minilap-top, dhe ai do te funksionoje ne cdo vend qe mbulohet nga rrjeti 3G. P.sh ne dhjetor, ne Tirane dhe me kalimin e kohes dhe ne zona te tjera.
Ju do te ofroni modem USB per abonentet me kontrate dhe per ata me parapagese?
Do te kete plane te ndryshme perdorimi por patjeter qe do te ofrojme kete sherbim, si per klientet me parapagese ashtu dhe per ata me kontrate. Kontratat do te jene per nje apo per dy vjet, ndersa planet me parapagese mund te jene mujore, javore por madje dhe ditore. Jemi ne procesin e percaktimit te strukturave per cmimet 3G dhe momentalisht jemi duke kryer nje studim shume te thelle sasior ne Shqiperi ne menyre qe te percaktojme se cilat jane llojet e paketave qe klientet preferojne dhe cfare nivele cmimesh mund te jene te perballueshme per te blere sherbimet 3G qe Vodafone Albania do te ofroje se shpejti.
Sa do te paguaje konsumatori per sherbimet 3G?
Tashme jemi ne fazen e percaktimit te strategjise sone te cmimeve. Por ajo cka mund t'ju them sot eshte se pas pak javesh, do te keni mundesi te shikoni cmimet tona dhe cmimet tona do te jene se pari konkurruese me ato evropiane. Nuk do te kemi thjesht vetem nje plan interneti, nje me parapagim dhe nje me kontrate. Ne do te kemi plane tarifore per perdoruesit e vegjel, te mesem dhe perdoruesit intensive. Dhe mendoj se klientet tane do te kene punesine ta gjejne veten ne programin qe iu pershtatet me mire nevojave te tyre.
Ju jeni e vetmja kompani qe do ofroni teknologjine 3G ne Shqiperi. A keni ndonje marreveshje me qeverine se kurdo te vije licenca e dyte?
Nje marreveshje e tille nuk ekziston. Natyrisht ne i beme zyrtarisht pyetje qeverise dhe rregullatorit perpara tenderit, por qeveria nuk deshironte qe te zbulonte qellimet e saj per sa i perket fazave te metejshme te licencimit 3G. Por jam i sigurt se qeveria do te beje me te miren, si ne monitorimin e zhvillimit te tregut, por gjithashtu dhe percjelljen e mesazheve te drejta ndaj investitoreve te fuqishem si Vodafone, qe iu perkushtuan licences dhe deshirojne te mbeshteten ne avantazhin e te qenit te paret. Dhe mendoj, se ne fund te fundit, jam i sigurt se investimi yne, vullneti yne per te qene te paret do te trajtohet me korrektesi.
Ju do ta perdorni teknologjine 3G vetem per Vodafone, apo do ta ndani dhe me kompani te tjera, ne te ardhmen? Eshte e mundshme?
Nuk eshte e mundshme sipas rregullatorit, nuk eshte e mundshme te besh perdorim te perbashket (share). Keshtu si jemi sot, dhe kjo bazuar ne nje pyetje zyrtare qe i kemi bere rregullatorit perpara zhvillimit te tenderit, bashkepunimi midis kompanive te ndryshme per 3G nuk lejohet.
Sa eshte numri i klienteve te Vodafone Albania?
Ne tashme kemi rreth 1 milion e 700 mije kliente
Sa eshte numri total i perdoruesve te celulareve ne Shqiperi? Sepse kam degjuar qe eshte shume me i larte se numri i popullsise.
Po, kjo eshte e vertete sepse ka kliente qe kane me shume se 1 karte SIM. Dhe per shkak, Shqiperia eshte nje treg i dominuar nga abonentet me parapagese, ekziston nje numer i madh kartash SIM qe jane "ne gjume", pra qe nuk perdoren, ndaj eshte shume e rendesishme qe te llogariten klientet reale dhe...
Sa eshte numri i klienteve reale?
Mendoj se numri total i klienteve real eshte rreth 2.8 milione.
Cila eshte shuma mesatare e shpenzuar nga klienti shqiptar?
Ne grupin e abonenteve me parapagese, kjo shume eshte shume e ulet, dhe shumica e tregut perbehet nga abonentet me parapagese qe e kane kete mesatare te ulet. Aktualisht shuma mesatare e shpenzuar eshte afer 1000 leke. Ne grupin e klienteve me kontrate kjo shume eshte me e larte per shkak se ne kete grup bejne pjese dhe bizneset. Pra ne kete grup shuma mesatare eshte rreth 3500 leke.
Pra mesatarja i bie qe nje shqiptar te paguaje rreth 2000 leke?
Me pak, mesatarja eshte rreth 1200 leke ne muaj.
Jeni te kenaqur me keta 1.7 milione kliente?
Jam i kenaqur qe Vodafone udheheq per sa i perket pjeses se te ardhurave te tregut me afersisht 50% te tregut. Por nese shkojme serish pertej numrave, jam i lumtur klientet tane jane krenare qe jane me ne, ata na japin piket me te larta ne indeksin e kenaqesise se klientit dhe besnikerise mes te gjithe operatoreve te tjere ne vend, dhe padyshim do te isha akoma dhe me i gezuar nese klientet tane do te ishin te paret ne vend qe do te realizojne telefonatat me video.
Fevziu: Cfare eshte te kryerit e nje telefonate me video, pasi kam degjuar te flitet shume per 3G dhe telefonatat video?
Telefonata video nenkupton se ju mund te bisedoni ne telefon dhe mund ta shihni bashkebiseduesin qe eshte ne linje, pra te flisni dhe ta shikoni bashkebiseduesin ne ekranin e telefonit tuaj.
Mund te perdoret me teknologjine 3G?
Eshte nje nga produktet e teknologjise 3G. Mund te perdoret me kushtin e vetem qe te dy bashkebiseduesit jane ne nje rrjet 3G dhe perdorin telefona te pershtatshem per 3G.
Gjithkush me Shqiperi mendon se cmimet jane te larta. Me te larta se vendet e tjera te rajonit. Eshte e vertete apo jo?
Le te thellohemi dhe do t'ju jap nje pergjigje shume te hapur dhe te qarte. Eshte e zakonte dhe normale qe ne ditet e para te telefonise celulare cmimet te jene te larta. Kjo ka ndodhur ne cdo vend ku jane prezantuar sherbimet celulare. Kur tregjet piqen dhe maturohen, dhe kur investimet shume te shtrenjta fillestare, kane filluar qe te shlyhen, cmimet fillojne te bien. Kjo ka ndodhur ne Shqiperi, eshte e vertete se disa vite me pare cmimet kane qene te larta. Por mund t'iu them se...
Ca kohe me pare? Jo me?
Ne dy vitet e fundit, ne si Vodafone kemi ulur cmimet nominale me 50%. Pra aktualisht ne 2010 cmimet tona jane 50% me te uleta se cmimet qe kemi pasur ne 2007 dhe 2006. Pra ky eshte realiteti dhe tani, sipas raportit qe AKEP publikoi disa muaj me pare, cmimet nominale ne Shqiperi jane nen mesataren evropiane. Gjithmone qe i pergjigjem kesaj pyetje them te njejtin argument si me poshte: Cmimet nominale, ato qe kemi ne listen e cmimeve, jane dicka shume subjektive. Sa paguaj per celularin, ka te beje me faktin se sa shume e perdor une celularin. Ne kemi plane, programe te ndryshme qe klientet mund te blejne, bazuar ne profilin e perdoruesit. Une mund t'iu them se sot me Vodafone Albania, mund te paguani me pak se 1 lek per minute per thirrjet brenda rrjetit, dhe me pak se 1 lek/sms per mesazhe brenda rrjetit; dhe mund te paguani me pak se 12 leke per minute per thirrjet kombetare nese blini programin e duhur dhe mund t'iu them se keto lloj ofertash dhe programesh nuk jane shume te perhapura ne Evrope apo ne rajonin ku ndodhet Shqiperia. Si konkluzion, po, cmimet kane qene te larta, ne i kemi ulur cmimet dukshem ne dy vitet e fundit dhe ka gjithmone programe dhe plane per te permbushur nevojat e klienteve - bazuar ne menyren me te cilen ata e perdorin komunikimin ne celular.
Do ta vazhdoni kete zbritje cmimesh ne te ardhmen?
Mendoj se po. Ky eshte nje fenomen i lidhur me tregun. Ndersa tregu behet me i pjekur dhe konkurrenca rritet dhe cmimet ulen. Por ne e kemi dhene me te shumten e uljeve tona.
Pak vite me pare ju themeluar fondacionin Vodafone. Cdo te thote Fondacioni Vodafone dhe perse e themeluat?
Ne kemi themeluar fondacione thuajse ne cdo vend ku ne operojme. Ideja eshte e thjeshte, ne duhet qe te bejme dicka per shoqerine ku klientet tane jetojne, ku furnitoret tane dhe ne vete jetojme. Pra duhet te jemi biznese te pergjegjshem. Dhe kjo eshte arsyeja pse kemi krijuar Fondacionin Vodafone Albania - per te qene me afer njerezve ne nevoje - ka shume njerez ne nevoje edhe ne Shqiperi. Kur e themeluam fondacionin ishim e para kompani ne Shqiperi qe krijuam nje lloj te tille fondacioni. E realizuam kete me nje transparence te plote dhe jemi te lumtur qe financojme me shume se 20 projekte sociale ne vit.
Sa investoni cdo vit?
Kete vit ne do te investojme 500 mije euro per projektet sociale qe kemi.