E Diel, 1 Nëntor 2026

Cigaret, nga 1 janari 20 leke me shtrenjte

Komisioni i Ekonomise ka miratuar me debate te "vaketa", rritjen me 40 per qind te akcizes per duhanin. E perkthyer ne para, kjo mase sjell nje rritje me 20 leke per cdo pakete cigare, qe nga 1 janari 2011. Pavaresisht ketij vendimi te marre, cmimi i cigareve vazhdon te pesoje ndryshime te herepashershme ne treg. Keshtu vetem nga muaji mars i ketij viti e deri me sot rezulton se cigaret jane rritur me 50 leke te reja. Nderkohe qe ne fillim te vitit pritet qe nje pakete cigare te kushtojne 20 leke me shume, por kete here zyrtarisht. Konsumatoret e duhanit prej muajsh po perballen me nje rritje te cmimit. Fillimisht kjo rritje nisi ne muajin mars me 20 leke, duke u pasuar me nje tjeter ndryshim prej 10 lekesh me lart ne muajin maj. Nderkohe qe se fundmi eshte bere nje tjeter rritje me 20 leke te tjera. Ky fakt pohohet si nga konsumatoret e duhanit ashtu edhe nga shitesit ambulante, marketet, minimarketet. Pikat e tregtimit te pakices ia faturojne fajin dyqaneve te shumices, nderkohe qe keta te fundit deklarojne se kjo rritje ka ardhur si pasoje e rritjes se taksave te duhanit. Por, ajo qe pritet eshte nje rritje tjeter e nje pakete cigareje, e cila do te kushtoje 20 leke te reja me shume ne fillim te vitit 2011.
Gjithashtu, gjate paradites, Komisioni i Ekonomise ka miratuar edhe nje projektligj per sherbimin postar, sipas te cilit, qytetaret, nepermjet nje karte rimbushese, do te kene mundesi te kryejne transfertat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›