Haxhinasto: SHBA, denon cdo bojkotim te Parlamentit
Shtetet e Bashkuara te Amerikes denojne cdo forme bojkoti te institucioneve ne vend. Ky eshte mesazhi, qe Ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto, mori nga zyrtaret e larte amerikane gjate takimeve te tij ne Uashington. "Ata denojne cdo bojkotim te Parlamentit, apo realizim te veprimtarise politike jashte institucioneve dhe sigurisht, ata besojne dhe vleresojne zgjidhjen e ceshtjeve te caktuara, te cilat nuk zgjidhen politikisht midis partive, ne nje sistem tjeter, qe eshte sistemi ligjor, sistemi gjyqesor qe ka Republika e Shqiperise", tha dje ministri gjate nje konference per media pas kthimit nga vizita zyrtare ne SHBA, ku u takua me Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton. Kreu i diplomacise shqiptare, vleresoi se marredheniet mes dy vendeve jane te shkelqyera. Nga ana tjeter, ai u shpreh se SHBA-te vleresojne rolin e jashtezakonshem qe luan Shqiperia si faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon dhe ne Afganistan. Nje tjeter pike e rendesishme e takimeve te Haxhinastos ne SHBA, ishte edhe koordinimi i perpjekjeve per shtimin e njohjeve te Kosoves. Ne aspektin dy palesh, Haxhinasto tha se eshte u ra dakord per shtimin e bashkepunimit ekonomik ne fusha konkrete. Ai konfirmoi dhe faktin e nje vizite te mundshme tw Sekretares se Shtetit, Klinton ne Tirane. Ministri i Jashtem komentoi dhe zhvillimin e zgjedhjeve ne Kosove, duke vleresuar maturine politike subjekteve ne Kosove.
Zoti Minister, cili ishte mendimi i znj. Klinton per ngercin politik qe zgjat prej kaq kohesh ne Shqiperi, te cilat jane komentuar edhe ne deklaratat e ambasadoreve, si atij Uithers por edhe edhe te z. Arvizu, i cili sapo ka ardhur. Ka pasur nje opinion per kete?
Qendrimi i SHBA-ve, qe u shpreh edhe ne kete takim, eshte qe ne Shqiperi duhet te funksionoje dialogu politik institucional, pra qe gjithcka ne Shqiperi te diskutohet ne menyre institucionale, brenda institucioneve, brenda Parlamentit. Ata denojne cdo bojkotim te Parlamentit, apo realizim te veprimtarise politike jashte institucioneve dhe sigurisht, ata besojne dhe vleresojne zgjidhjen e ceshtjeve te caktuara, te cilat nuk zgjidhen politikisht midis partive, ne nje sistem tjeter qe eshte sistemi ligjor, sistemi gjyqesor qe ka Republika e Shqiperise.
Po mbahen zgjedhjet ne Kosove. Cili eshte vleresimi juaj per situaten atje?
Une dua te vleresoj ecurine e ketyre zgjedhjeve, per sa i takon edhe fushates parazgjedhore por edhe deri me tash, eshte treguar nje maturi dhe pjekuri politike per tu respektuar qe eshte ne fund te fundit, nje tregues i maturise politike te vete Kosoves dhe te gjithe politikes atje.
A jeni i kenaqur me ndihmat e NATO-s, pas takimit qe ju zhvilluat me ambasadoret e huaj?
Sigurisht, qe pas mbledhjes ka pasur nderhyrje te menjehershme nga vende mike, nga Turqia, Italia, Greqia, Austria, Danimarka e shume vende te tjera te cilat nepermjet rrugeve te tyre te komunikimit me Shqiperine, pasi disa komunikojne drejtperdrejt, disa komunikojne nepermjet organizatave te tjera, te Kryqit te Kuq, disa nepermjet organizatave joqeveritare, kane kontribuar per te lehtesuar situaten e krijuar nga permbytjet.
A keni zhvilluar takime ne Gjermani dhe ne Austri me perfaqesuesit me te larte atje? Cili ka qene mendimi i tyre per integrimin e Shqiperise ne BE?
Une kam marre pjese ne konferencen e organizuar nga Instituti "ASPEN", i cili kete radhe zhvillohej nen kujdestarine e Ministrit Gjerman te Puneve te Jashtme dhe atij austriak. Ka qene nje organizim qe synonte te tregonte apo te jepte nje mesazh shume te qarte, se axhenda e integrimit te rajonit eshte e hapur, si dhe gjithashtu qe Gjermania dhe Austria do te jene mbeshtetesit kryesore te ketij procesi per Shqiperine por dhe per gjithe vendet e tjera te rajonit, perfshire dhe Kosoven. Edhe Kosova ishte e ftuar ne kete takim dhe beri nje paraqitje dinjitoze te vizionit te saj per integrimin e rajonit ne BE. Ky ka qene mesazhi kryesor i aktivitetit. Ne kuader te ketij aktiviteti, jane zhvilluar edhe takime dypaleshe me Ministrin Gjerman te Puneve te Jashtme dhe atij austriak, ku ne menyre me te drejtperdrejte, kam marre mbeshtetjen e tyre per integrimin e Shqiperise ne BE ku kam vleresuar mbeshtetjen e tyre, kam vleresuar te dy ministrat per mbeshtetjen e vecante qe kane dhene edhe Gjermania edhe Austria per liberalizimin e vizave dhe sigurisht, kemi diskutuar edhe ceshtje te rendesishme te axhendes, kryesisht duke u fokusuar ne bashkepunimin ekonomik midis dy vendeve ku si ceshtje themelore eshte terheqja gjithmone e me e madhe e investitoreve te ketyre vendeve, pra Gjermanise dhe Austrise per te investuar ne ekonomine shqiptare.
Thate qe ne takim keni diskutuar me kongresmene amerikane. C'fare keni diskutuar konkretisht?
Kam zhvilluar takime me kongresmene dhe me senatore. Mund te them se ajo qe eshte e perbashket e ketyre takimeve, eshte nje vemendje e vecante qe kane per Shqiperine, eshte nje vleresim per kontributin e saj jo proporcional per mundesite qe ka ne Afganistan, por edhe ne pergjithesi per paqen dhe sigurine. Nga senatoret dhe kongresmenet pa perjashtim, Shqiperia konsiderohet si shembulli i zhvillimit dhe i suksesit, konsiderohet si nje histori suksesi e cila gjithashtu, duhet te behet e njohur edhe per vendet e tjera se si nje vend i vogel mund te arrije te kete nje rritje te tille te qendrueshme edhe ne kohe te krizes ekonomike dhe sigurisht, te vazhdoje axhenden e saj integruese e cila mbeshtetet fuqimisht edhe nga SHBA dhe ne te njejten kohe te jape edhe kontribut per paqen e sigurine ne rajonin te cilit i perkasim ne rajonin e Ballkanit por edhe pertej tij si ne Afganistan, Irak, etj.
Zoti minister, ju thate se keni takuar dhe diasporen shqiptare, c'mund te na thoni per kete takim?
Diaspora shqiptare dhe organizata qe e perfaqeson atje, jane nje shembull i shkelqyer i imazhit te Shqiperise dhe jo vetem i Shqiperise, por i te gjithe shqiptareve qe jetojne ne rajonin e Ballkanit. Ato kane nje organizim, i cili cdo dite e me shume e ngre kete imazh dhe e con ate me tej dhe sigurisht me ta kemi nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi midis Ministrise se Jashtme dhe konkretisht te Keshillit Shqiptaro-Amerikan, dhe kemi identifikuar nje aktivitet te perbashket qe do te jete aktiviteti i prezantimit te Shqiperise perpara biznesit amerikan me qellim terheqjen e tyre ne ekonomine e Shqiperise, por edhe te gjithe rajonin e Ballkanit.