Forbes: Berisha, njeriu qe shpetoi ekonomine shqiptare
Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ka zene vend ne kopertinen e revistes "Forbes" edicioni turk. Revista ekonomike ka portretizuar Sali Berishen si njeriun qe 18-vjet me pare perfaqesonte ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara nje prej vendeve me te varfra ne bote, ndersa tashme kryeministri shihet si njeriu qe ka shpetuar ekonomine shqiptare, ne kohen kur e gjithe Europa ishte ne recesion ekonomik. "Arnavut inadi - Inat shqiptari, kembengulje shqiptari" e ka titulluar "Forbes" shkrimin mbi kryeministrin e Shqiperise. Taksat e uleta, sipermarrje e vete kryeministrit. Iniciativa: Shqiperia nje euro, per terheqjen e investimeve te huaja ne vendin tone, kane qene disa nga aspektet qe ka vleresuar revista ekonomike. Reformat ne arsim dhe reformat ne administrate kane sjelle ulje te shpenzimeve nga buxheti i shtetit. Berisha vete ka cilesuar se ne periudhen e recesionit jane terhequr investime ne qindra milione euro nga kompanite e shteteve fqinj.
"Njeriu qe erdhi ne politike nga nje background ne mjekesi, kembenguli qe ne rolin e kryeministrit te Shqiperise, te rrise ekonomine e vendit te tij. Nje menyre origjinale e terheqjes se te ardhurave ne favor te shtetit dhe te individit, duke ndermarre nje hap te guximshem dhe duke kaluar ne taksat e uleta per biznesin. Ne dukje nje rrezik per ekonomine e Shqiperise, por qe rezultoi gjeja e duhur per tu bere. Shfrytezimit te te ardhurave nga te gjithe institucionet qe mbushin arken e shtetit", shkruan revista ekonomike. Por kjo ishte ajo qe duhej bere. Taksat e uleta rriten ekonomine e shqiptareve. Tashme eshte me e lehte te besh biznes ne Shqiperi si per vendasit ashtu edhe per te huajt. "Forbes" vlereson marredheniet e shkelqyera te Shqiperise me Turqine dhe shfrytezimin qe i ka bere kryeministri Sali Berisha ketyre marredhenieve per te terhequr investime ne vendin tone. Ne 5 vitet e fundit vetem nga Turqia jane rritur investimet 6 here, deri ne 1 miliarde dollare.