E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia, nje treg perhere e me i sigurt Nga Cosimo Pellegrino

Certifikimet e sistemeve dhe te produkteve te bazuara mbi standardet nderkombetare dhe evropiane, po behen gjithnje e me shume mjete menaxhimi, te domosdoshme per te konkurruar ne tregun mbareboteror.
Politika te reja tregu, te bazuara ne permiresimin e proceseve te Organizmave si dhe perparimet e vazhdueshme shkencore dhe teknologjike ne drejtim te cikleve dhe proceseve prodhuese te perputhshme me kerkesat ekologjike, perbejne nje kerkim te vazhdueshem te procedurave dhe metodologjive te tilla qe te arrijne nje globalizim te sistemeve te integruara te administrimit.
Shqiperia tashme eshte gati te pershtate standardet evropiane edhe ne fushen e certifikimit te standardeve te cilesise. Ky eshte nje hap i rendesishem dhe i domosdoshem qe ndermarrjet duhen ta realizojne me synim rritjen e prodhimit, tregut dhe para se gjithash eksportit te prodhimeve ne tregun evropian e ate nderkombetar.
Eshte nje fakt i rendesishem qe tashme Shqiperia ka lene pas periudhen e tranzicionit duke ecur e sigurt ne rrugen e integrimit evropian. Levizja e lire ne hapesiren "Shengen" krijon nje mundesi me te madhe edhe per rritjen e shkembimeve tregtare dhe qarkullimin e mallrave te cilat lipset te jene te certifikuara sipas standardeve nderkombetare te cilesise.
Para se gjithash kjo kerkohet ne sektorin agroushqimor, si nje prioritet per konsumatoret dhe tregun evropian. Ne sektorin agroushqimor, certifikimet vullnetare, sot kthehen nje vlere shtese per prodhuesin si dhe nje garanci per konsumatorin. Ky proces mbron shendetin e konsumatorit dhe permireson treguesit ekonomike te ndermarrjeve prodhuese. Gjithashtu rrit besimin e partnereve nderkombetare. Alarmet e ndryshme, te cilet thuajse cdo dite degjohen ne media ne lidhje me gjetjen e produkteve ushqimore toksike ose te prishura, po corientojne sipermarrjet agroushqimore dhe klientelen e tyre, pak a shume ne te gjithe sektoret tregtare.
Per kete arsye, te gjitha organizmat dhe operatoret e ndryshem, te cilet konkurrojne per trajtimin, shperndarjen dhe tregtimin e nje produkti ushqimor ( firma bujqesore - firma perpunimi - shperndarje me shumice e organizuar) ju kerkohet pajisja me nje seri mjetesh per te garantuar sigurine ushqimore, transparencen dhe besimin ne tryeze.
Ne kuadrin e perafrimit te legjislacionit shqiptar me ate evropian, edhe konsumatori shqiptar eshte i mbrojtur nga ligjet mbi sigurine ushqimore ("Sistemi i Vetekontrollit HACCP" - norme e Komunitetit Evropian 852/2004) ,por mbetet nje prioritet zbatueshmeria dhe kontrolli nga entet qe ngarkon ligji.
Per kete arsye subjektet e procesit agroushqimor kane domosdoshmerine e krijimit te nje sistemi te kryqezuar "nga toka ne tryeze", qe fillon nga firma prodhuese, tek firma perpunuese dhe e konfeksionimit per te derguar ne raftet e supermarketeve, nje produkt te pajisur me nje etikete serioze dhe te kontrolluar, qe te demonstroje prejardhjen e sistemit prodhues. Vetem ne kete menyre, ne rastet e rreziqeve ushqimore, pra ne rast se eshte e nevojshme te terhiqet nje produkt nga tregu, i cili eshte i perfshire ne mashtrimet ushqimore ose rreziqet shendetesore, vetem kontrolli i sistemit lejon gjetjen e te gjitha partive te mallit te demtuara. Pra sot, konsumatori kthehet ne subjektin e fundit dhe vendimtar te sistemit, si hallka e katert qe i kerkon furnitoreve te tij (organizatave agroushqimore dhe shperndarjes me shumice te organizuar) nje produkt te kontrolluar dhe te certifikuar.
Organizmi i Certifikimit kthehet, ne kete kontekst, partner i sistemit si garanci per konsumatorin, duke qene se te certifikosh ne menyre vullnetare nje produkt, permes nje organizmi te trete te pavarur, perben respektimin e percaktimeve ligjore, nje transparence me te madhe, siguri me te madhe, garanci ne ate qe blihet. Natyrisht aplikimi i ketyre rregulloreve dhe respektimi i tyre, i krijon firmes lehtesime ne tregun nderkombetar meqenese i garanton konsumatoret dhe ju jep atyre besimin e nevojshem ne perzgjedhjen e produktit te tyre. Nje element tjeter, qe firmat e interesuara duhet te marrin ne konsiderate eshte qe realizimi i certifikimit duhet t'u kerkohet Organizmave te certifikimit te njohura ne nivel nderkombetar dhe te jene te akredituara nga Organizma qe aderojne ne EA. Tashme nje sere organizmash nderkombetare veprojne edhe ne Shqiperi ne fushen e certifikimit te standardeve te cilesise. Auditet dhe specialistet teknike, gjate zhvillimit te verifikimit te certifikimit dhe mirembajtjes, jane nje vlere shtese per organizmin, duke perbere keshtu nje arsye qe i krijon mundesine te jene konkurrues ne treg, si dhe te garantojne dhe t'i japin siguri konsumatorit. Shqiperia perhere e me shume po behet nje treg i ri dhe i sigurt i gatshem per t'iu pershtatur standardeve evropiane.
*Kryetar, CDQ Italia

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›