"Qeveria te pranoje oferten e PS per permbytjet"
Partia Socialiste ka kerkuar dje nga mazhoranca, te pranoje propozimet e saj per situaten ne Qarkun e Shkodres, si e vetmja menyre per tu dhene zgjidhje banoreve te zones. Sekretari i Keshillit Ekonomik ne PS, Ervin Bushati, u shpreh dje ne nje deklarate per mediat, se mazhoranca aktuale, jo vetem nuk e parandaloi situaten, por eshte e paafte qe ta menaxhoje ate. "Qeveria eshte sa fajtore, aq dhe e pazot per te kuptuar shkallen e rende te demit shkaktuar shqiptareve, ndaj dhe nuk mund te perballoje dot situaten, ashtu si nuk mundi ta parandaloje ate", tha perfaqesuesi i Partise Socialiste. Projekti i PS-se per permbytjet, parashikon nje plan masash afatgjate, si dhe rishikimin e buxhetit te vitit 2011, ne funksion te situates se emergjences. "Kryeministri Berisha, ben mire te pranoje paketen e PS, te terhiqet nga marrezia e tij, sepse vetem keshtu mund ndihmoje ekonomikisht Shkodren dhe tere Shqiperine, me planin e masave ne buxhet", tha dje Bushati. Nga ana tjeter, perfaqesuesi i PS-se, ka akuzuar mazhorancen dhe per fshehje te permasave reale te permbytjes ne zonen e Shkodres. Ai llogariti, se vetem demi ne tokat bujqesore, arrin ne 71 milione euro. "Perllogaritje paraprake minimale te demit mbi kapitalin privat te bujqve dhe fermereve te zones, deri sot tregon se fatura financiare, dhe vetem ne rritje me cdo ore qe kalon pas 3 diteve te para te tokes nen uje, eshte 71 milion euro", tha Bushati, duke llogaritur nje dem prej 5 mije eurosh per 14.200 hektaret e tokes qe jane permbytur. Por nga ana tjeter, ai theksi se demtimi i prodhimeve bujqesore ne Shkoder, do te sjelle dhe nje efekt ekonomik me te madh, duke qene se nga mungesa e produkteve, do te rriten cmimet. "Na njera ane, kemi bageti te ngordhura dhe bujqesi te mbytur nen uje, nga ana tjeter, kemi cmime ushqimore me te larta ne qytet, prej mungeses se tyre ne treg. Rritja e cmimeve ne tregun ushqimor, eshte dhurata e fundvitit per shqiptaret nga qeveria e tyre", tha dje Bushati. Perfaqesuesi i PS-se, theksoi gjithashtu se qeveria nuk mori masat e duhura, ndersa hodhi dyshime per abuzime me hidrocentralet dhe shitjen e energjise elektrike. Abuzime qe sipas tij, kane sjelle dhe permbytjen e radhes per banoret e Qarkut te Shkodres. "A eshte normale qe qeveria mos te kontrolloje dot me asgje mbi territorin qe i ka dale per zot? Nje mendje racionale, sheh pertej justifikimeve mesjetare te "Qeverise se Permbytjeve", ndersa kupton qe asgje ne Shqiperi nuk ndodh rastesisht dhe pa ndonje perfitim financiar. Dikush ben leke me ujin e Shkodres, njesoj si me zjarrin e Gerdecit", akuzoi dje Bushati. Ne deklaraten e tij, Bushati ka thekuar, se vetem marrja e masave konkrete dhe afatgjata do te mundesoje shmangien e emergjencave ne te ardhmen dhe rikenetizimin. "Kenetat dhe mocalet po perparojne me nje hap te sigurt cdo vit, ne mungese te pergjegjesise qeverisese ne infrastrukture, masa, fonde dhe parandalim si i takon nje shteti ne vitin 2010. Sot kemi nje mentalitet te rende mesjetar, te promovuar nga qeveria, qe i rikthehet justifikimeve qaramane qe Evropa i la pas ne shekujt e erret te mesjetes se hershme", tha dje Bushati.