E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vdes në aksident shqiptari 35 vjecar

Një emigrant shqiptar vdiq sot në një aksident rrugor në Kuneo të Italisë. 35 vjecari humbi jetën kur makina e tij tip Skuter u përplas me një makinë tjetër e cila po udhëtonte në drejtim të kundërt. Policia heton shkaqet e aksidentit. 

KUNEO- Një shqiptar 35 vjecar humbi jetën sot në një aksident rrugor në Itali. Viktima Arsen Sulejmani po udhëtonte me makinën e tij tip Skuter, kur pranë Kataranës makina humbi kontrollin dhe është përplasur me një makinë tjetër që po udhëtonte në drejtim të kundërt. Policia vazhdon të hetojë shkaqet që kanë cuar në përplasjen e makinave. Në aksident nga përplasja 35 vjecari gjeti vdekjen e menjëhershme.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›