Brown: Do të drejtoj qeverinë deri në zgjedhje
Londër- Kryeministri britanik, Gordon Brown, i cili po përpiqet të rikonfirmojë autoritetin e tij pas një rebelimi brenda partisë së tij në pushtet, ka deklaruar se nuk do të largohet nga detyra përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, që pritet të zhvillohen brenda një viti.
Në një intervistë për një gazetë të së dielës, Brown deklaroi se do të vazhdojë të mbetet në postin e kryeministrit të vendit, pasi beson se mund të ndihmojë britanikët të dalin nga recesioni ekonomik.
"Unë do të vazhdoj të jem në detyrë, për shkak të synimit tim në politikë, dhe jam i vendosur të drejtoj Laburistët deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Ne duhet dhe do të fitojmë", u shpreh Brown në një intervistë për tabloidin "News of the World".
Laburistët e Brown renditen pas konservatorëve të qendrës së djathtë, që sipas sondazheve të fundit publike kryesojnë me të paktën 20 përqind kur ka mbetur më pak se një vit deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një intervistë tjetër dje, Brown kishte deklaruar se mund të largohej nga posti që nesër.
Për disa javë me radhë, qeveria e tij ka qenë objekt i presioneve të vazhdueshme, pasi shtypi vendas publikoi disa fakte mbi abuzimet dhe shpenzimet e tepërta të ligjvënësve dhe politikanëve britanikë me fondet publike.
Disa anëtarë të kabinetit kanë dhënë dorëheqjen nga qeveria e Brown, i cili bëri ndryshime të mëdha në kabinet, për të dytën herë brenda tetë muajve të fundit, pas rezultateve zhgënjyese të Laburistëve në zgjedhjet lokale dhe evropiane të 4 qershorit.