Rritet tensioni në rajon, Japonia fuqizon ushtrinë
Tokio- Një projekt i strategjisë afatmesme ushtarake të Japonisë kërkon fuqizimin e personelit ushtarak të vendit përballë tensioneve rajonale në rritje, njoftoi sot agjencia e lajmeve Kyodo. Projekti, një kopje e të cilit është siguruar nga agjencia Kyodo, vlerëson se Japonia duhet të rishikojë politikën e saj të reduktimit të buxhetit për ushtrinë, pas lëshimit të raketave dhe provave bërthamore të Koresë së Veriut dhe fuqizimit të vazhdueshëm ushtarak të Kinës, njoftoi agjencia.
Dokumenti i kërkon qeverisë japoneze të rrisë numrin e trupave tokësore të vetëmbrojtjes nga 5 000 në 160 000 ushtarë, njofton Kyodo.
Udhërrëfyesi i ri i Programit të Mbrojtjes Kombëtare, që përfshin një periudhë pesëvjeçare deri në vitin 2015, pritet të aprovohet nga qeveria brenda këtij viti.
Kushtetuta paqësore e Japonisë lejon vetëm veprime ushtarake të vetëmbrojtjes dhe ekspertët besojnë se adoptimi i një doktrine të sulmeve paralajmëruese kundër vendeve të tjera do të kishte pasoja në të ardhmen.