E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, atentati më i rëndë që prej një viti

Kirkut - Irani është tronditur sot nga një shpërthim kamikaz që shkaktoi vdekjen e 73 personave. Ky është bilanci më i përgjakshëm në këtë vend që prej më shumë se një viti. Policia irakiane bën të ditur se një shofer kamioni në qytetin Kirkut ka hedhur në erë mjetin e tij të mbushur me eksploziv.

Viktimat po largoheshin nga një xhami shite gjatë shpërthimit. Zëvendësshefi i policisë së Kirkutit, Firhan Rahman tha se numri i të vdekurve është rritur nga 67 në 73 persona dhe se 45 shtëpi ishin shkatërruar plotësisht nga shpërthimi i fuqishëm. Bilanci i të vdekurve pritet të rëndohet pasi ekipet e shpëtimit po punojnë ende për nxjerrjen e viktimave nga rrënojat e shtëpive.

Sipas burimeve spitalore në Kirkut, të paktën 200 persona janë plagosur nga shpërthimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›