E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brown: Mund ta kisha bërë më shumë krizën

Londër-Kryeministri britanik Gordon Brown u shpreh sot se ishte dashur të bëhej më shumë për vendosjen e rregullave për krizën ekonomike, duke pranuar përgjegjësi të plotë lidhur me rolin e tij në krizën ekonomike. Në një intervistë për gazetën "The Guardian", ish-ministri i Financave tha gjithashtu se nuk përjashtonte mundësinë e aprovimit të një pakete tjetër ekonomike muajin e ardhshëm dhe deklaroi se epoka e tregut plotësisht të lirë kishte perënduar.

"Pranoj përgjegjësinë e plotë për të gjitha veprimet e mia. Por, mendoj se po ballafaqohemi me një problem më të madh, që për nga natyra është global dhe njëkohësisht kombëtar", deklaroi Brown sipas artikullit të gazetës me titull ''Duhej të kisha bërë më shumë për të parandaluar krizën bankare".

"Ndoshta përpara 10 vjetësh pas krizës aziatike, kur vendet e tjera besuan se këto probleme do të kalonin shpejt, ne duhej të ishim treguar më të ashpër", shtoi Brown. Banka e Anglisë ka ulur normat e interesit dhe qeveria ka prezantuar një seri masash për rimëkëmbjen e ekonomisë, por kjo duket se nuk do të ndihmojë Brown dhe laburistët në zgjedhjet e ardhshme, që pritet të zhvillohet në mesin e vitit 2010, sipas analistëve dhe komentatorëve politikë.

Sipas rezultave të sondazheve të shumta publike, Partia Laburiste e Brown ndodhet pas opozitës konservatore. Javët e fundit kryeministri është përballur me kritika të ashpra të politikanëve opozitarë, të cilët i kanë bërë thirrje që të kërkojë falje për faktin se nuk kishte parashikuar më parë krizën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›