E Shtunë, 31 Tetor 2026

Discovery mbërrin sot në stacionin hapësinor

Florida- Anija kozmike "Discovery" iu afrua sot Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, ndërkohë që shtatë astronautët kontrolluan pjesën mbrojtëse të anijes nga nxehtësia për dëmtime të mundshme gjatë lëshimit të anijes dy ditë më parë. "Discovery" pritet të ulet në stacionin hapësinor sot në orën 21:13 GMT për një mision tetëditor. Detyra kryesore e ekuipazhit është dërgimi dhe instalimi i disa paneleve diellore, që do të mundësojnë që stacioni të ketë kapacitet të plotë energjetik pas më tepër se një dhjetëvjeçari rikonstruksioni.

Kjo do të mundësojë që ekuipazhi i stacionit të dyfishohet nga tre në gjashtë persona gjatë ditëve të para të muajit maj. Astronautët e "Discovery" kaluan një ditë të plotë në orbitë duke vendosur kamera dhe duke kontrolluar krahët e anijes dhe pjesën e përparme për dëme të mundshme të shkaktuara gjatë fluturimit.

Kontrolli është bërë një pjesë e rëndësishme e praktikave të ndjekura në misionet e NASA-s që pas aksidentit të vitit 2003 me anijen kozmike Kolumbia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›