E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael, Barak: Siria të ndalë furnizimin me armë për hesbollah

Jerusalem (start)- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak ka kundërshtuar furnizimin nga ana e Sirisë me armë për grupin shiit hesbollah. Barak deklaroi se siria po i dorëzon shumë armë hezbollahëve, kështu që Izraelit do t'i duhet të mbajë qëndrim dhe të marrë vendime nëse këto transferta rrezikojnë prishjen e ekuilibrit dhe stabilitetin mes dy vendeve.

Javën e kaluar, gjenerali i lartë izraelit, Amos Yadlin, akuzoi Damaskun se po furnizonte me armë hezbollahët në kundërshtim me rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që vendosi përfundimin e luftës 34-ditore, në 2006-n, mes Izraelit dhe milicisë shiite.

Kjo rezolutë kërkonte tërheqjen e forcave izraelite nga jugu i Libanit dhe dislokimin e trupave libaneze nën mbikëqyrjen e OKB-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›