E Diel, 1 Nëntor 2026

Brown e Sarkozy: BE, 2 miliardë euro për klimën



Udhëheqësit e Britanisë dhe Francës thanë se Bashkimi Evropian do të angazhohet të japë mbi 2 miliardë euro në vit për të ndihmuar vendet e varfëra dhe ato në zhvillim që të luftojnë ngrohjen globale.

Kryeministri britanik, Gordon Brown dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozy thanë se vendet e tyre do të kontribuojnë në një pjesë të rëndësishme të kësaj shume.

Përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Europian nuk arritën të enjten të binin dakord për një shifër konkrete. Fondi në fjalë synon që në afat të shkurtër të ndihmojë vendet e varfëra, veçanërisht ato afrikane, që të fillojnë të ulin sasitë e dioksidit të karbonit të lëshuara në ajër. Bashkimi Europian synon të marrë rolin drejtues në botë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›