Demirel: BE të punojë për integrimin e Kosovës e Bosnje-Hercegovinës
Ish-presidenti i Turqisë, Sulejman Demirel shprehet i shqetësuar për situatën delikate në të cilën ndodhet Ballkani, duke i bërë thirrje Bashkimit Europian të punojë më shumë për integrimin e Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës. Për fat të keq, ashtu si edhe më parë, Ballkani vuan ende nga destabiliteti dhe problemet e sigurisë", ka thënë Demirel gjatë një konferencë për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Bruksel, ku kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të rajonit, Shteteve të Bashkuara dhe të BE-së. "Nuk mund ta injorojmë realitetin; kompleksitetin e atmosferës politike në disa shtete të rajonit, që janë shkak për brengosjen e të gjithëve, veçanërisht Kosova dhe Bosnje Hercegovina që kanë potencial të shkaktojnë efekte zinxhirë përgjatë Ballkanit", ka deklaruar Demirel. Ish-presidenti i Turqisë ka thënë se i gjithë Ballkani mund të ballafaqohet me fatin e njëjtë dhe të bëhet skenë e konflikteve të reja, prandaj, ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të veprojë me përgjegjësi.