PLL takime në Shkodër
Shkodër -Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Saphiu deklaroi nga Shkodra, se partia që ai drejton do të jap kontribut maksimal, që mazhoranca qeverisëse të arrijë dhe një mandat tjetër 4 vjeçar. "Në bazë të kodit zgjedhur PLL duhet të respektojë kuotën prej 30 për qind të elementit femër", nënvizoi Spahiu duke shtuar se Shkodra i ka potencialet e plota për të përfaqësuar legalitetin me kandidatet e saj më të mirë. Ai ka shtuar se PLL-ja do të jetë pjesë e koalicionit edhe gjatë zgjedhjeve të qershorit.
Spahiu, bëri të ditur se pas dorëheqjes së ish-kryetarit të kësaj partie dega Shkodër, Ilir Kuka, pas një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar nga komiteti drejtues i kësaj partie së bashku me përfaqësuesit e qendrës, u vendos që kjo degë të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, Nikolin Destanishta dhe Muharrem Shkreli.
"Vendosja në drejtim e dy bashkëkryetarëve ishte zgjidhja më e mirë", theksoi ai duke nënvizuar përvojën e Destanishtës një prej legalistëve më të hershëm të qytetit të Shkodrës, themelues i kësaj dege, si dhe rininë e Shkrelit, i njohur për aftësitë e tij organizuese, gjatë kohës që ka qenë nënkryetar i kësaj dege.