Brown viziton trupat britanike në Irlandë
Belfast -Kryeministri britanik, Gordon Brown vizitoi sot trupat britanike në Irlandën e Veriut, pas sulmit të kryer nga grupi "Real IRA'', ku humbën jetën dy ushtarë, incidenti më i rëndi i ndodhur në zonë. Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve të sulmit, ku dy ushtarë britanikë humbën jetën pranë hyrjes së bazës ushtarake Antrim, një qytezë periferike pranë Belfastit. "Nuk patët mundësi të mbroheshit, jeta juaj u shua nga frikacakë dhe ndyrësira", shkruhen në një nga mbishkrimet e tufave me lule të vendosura në vendin ku u vranë ushtarët.