Irani dhe Iraku mosmarrëveshje për kufirin
Bagdad-Ministri i Jashtëm irakian Hoshiar Zebari, deklaroi sot se Iraku dhe Irani vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje serioze për përcaktimin e kufijve të tyre tokësorë dhe detarë, çka tregon se pavarësisht përmirësimit të marrëdhënieve gjatë kohëve të fundit, dy shtetet fqinje nuk kanë zgjidhur ende tensionet e vjetra mes tyre. ''Kemi probleme të mëdha me palën iraniane për përcaktimin e kufijve toksorë dhe detarë'', deklaroi ministri Zebari për televizionin shtetëror irakian, al-Sharkija.
''Kemi probleme edhe me kanalin Shatt al-Arab. Përpjekjet tona të vazhdueshme për të bindur Iranin për domosdoshmërinë dhe rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve, me qëllim mënjanimin e problemeve, kanë rezultuar të kota'', theksoi ai. Mosmarrëveshjet mbi kufijtë e dy vendeve dhe kontrollin mbi kanalin strategjik Shatt al-Arab provokuan një luftë tetëvjeçare mes Irakut dhe Iranit (1980-88), që shkaktoi një milion të vdekur.