E Hënë, 2 Nëntor 2026

Brownback praqet në senatin amerikan Rezolutën për zgjedhjet në Shqipëri

09/05/2005  Zgjedhjet e 3 korrikut duhet të jenë konform standarteve ndërkombëtare

Senatori i shtetit federal të Kansas, Sam Broënback, paraqiti Rezolutën në Senatin Amerikan, ku i bëhet thirrje edhe një herë Qeverisë shqiptare të mbajnë zgjedhje të drejta. "Ky vendim u mor", tha Sam Broënback, duke theksuar se iniciativa erdhi për një bisede telefonike midis tij dhe presidentit të oragnizatës "Majft" Erion Velija, si dhe disa organizatave. Broënback, tha gjithashtu se, Shqipëria këtë verë ka rastin më të mirë të mbajë me të vërtetë zgjedhje të drejta e të lira. Ndaj, ai kërkoi që zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare javën e parë të korrikut, të zhvillohen në bazë të të gjitha standarteve ndërkombëtare. Sipas senatorit republikan të shtetit federal Kansas, Sam Broënback, ka një dyshim të madh, që ky proces të mos ketë transparencën e duhur. Ai është shprehur se ka lindur dyshimi që këto zgjedhje të kalojnë në një proces të cënueshëm nga vota ilegale dhe pastrimi i parave të pista, nëpërmjet zgjedhjeve. Në këtë proces, senatori amerikan ka kërkuar një vëmendje të madhe prej komisionit qendror të zgjedhjeve, duke kërkuar dhe paanshmërinë e tij. "Për të hapur dritën si një "prozhektor" për zgjedhje me të vërtetë të drejta e të lira, konform standarteve ndërkombëtare, Komisioni Zgjedhor mund të luajë rol të rëndësishëm në stabilizimin e demokracisë në Shqipëri", shprehet Sam Broënback. Ai e ka paraqitur Rezolutën për Shqipërinë në Senatin Amerikan, si anëtar i Komisionit Amerikan të Helsinkit. Në këtë rezolutë, është theksuar se e drejta e votës është një nga bazat e respektimit të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Mësohet se gjatë bisedës telefonike me Erion Veliaj, është shprehur dhe nevoja e një monitorimi të zgjedhjeve parlamentare prej SHBA-së. Ndërsa drejtuesi i "Mjaft" ka nisur sondazhet paraprake, së bashku me organizatën Gallup; për të vlerësuar qëndrimin e shqiptarëve për votimet e 3 korrikut. Në nisjen e këtij projekti; Veliaj si dhe drejtuesit e Gallup; janë shprehur se do të jenë të paanshëm në studimin që do të kryejnë dhe do të paraqesin të dhënat reale në të.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›