Pezullohet takimi PS-OSBE për ligjin e mediave
09/05/2005 Afrimi i zgjedhjeve sjell tërheqjen e deputetëve nga debatet
Partia Socialiste ka pezulluar takimin me përfaqësuesit e OSBE-së, për të vendosur mbi ligjin e mediave. Burimet kanë bërë të ditur se shkak për këtë, është bërë afrimi i zgjedhjeve si dhe nisja e fushatës. Ndërsa pritet që parlamenti të mbyllë punimet në datën 21 të këtij muaji. Duket se një situatë e tillë ka detyruar PS-në, që të tërhiqet nga kërkesa për të diskutuar me ekspertët e OSBE-së mbi këtë ligj. Drafti në fjalë, ka ngjallur mjaft debate, si mes politikanëve ashtu dhe në media. Kjo, sepse deputetët Erion Braçe dhe Nikollë Lesi, kanë kërkuar vendosjen e çmimeve të referencës në shitjen e gazetave si dhe përjashtimin e botuesve nga tenderat publikë. Propozimet kanë ngjallur mbështetjen e disa gazetave dhe deputetëve nga të dy krahët e politikës, si dhe kanë ngjallur kundërshtimin e pjesës tjetër. Madje dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste janë ndarë në dy kampe të kundërt. Kjo ka sjellë dhe nevojën për të kërkuar mendimin e OSBE-së. Kërkesa për konsultimin është bërë dy muaj më parë, pranë Prezencës së OSBE-së. Në atë kohë, zëdhënësja e shtypit të Prezencës ishte me pushime, ndaj dhe takimi u shty për një afat tjetër. Ndërsa duket se me kalimin e kohës, socialistët kanë preferuar shtyrjen e diskutimit të çështjes, për shkak të afrimit të zgjedhjeve. Burimet kanë bërë të ditur se, shtyrja është bërë dhe për të shmangur debatet me mediat, pasi miratimi i një varianti do të sillte kundërshtimin e palës kundërshtare. Ndaj këtij vendimi, deri më tani nuk kanë reaguar as përfaqësuesit e opozitës, të cilët duket se kanë dhënë një konsensus në heshtje.
Propozimet Braçe-Lesi
Nikollë Lesi dhe Erion Braçe, në propozimet e paraqitura kanë kërkuar që të vendosen në ligj, çmimet e referencës në shitjen e gazetave. Sipas tyre, gazetat që do të shiten nën koston e prodhimit, nuk do të kenë të drejtë që të përfitojnë nga reklamat shtetërore dhe nga reduktimi i çmimit të energjisë elektrike e të telefonisë fikse. Lesi e Braçe, kanë argumentuar në qëndrimet e tyre se, vetëm në këtë mënyrë, do të vendoset konkurenca e ndershme. Propozuesit theksojnë se vendosja e çmimeve të referencës, nuk do të thotë bllokim të gazetave që shiten nën kosto, pasi kjo do të ishte e paligjshme. Ata shprehen se vendosja e çmimeve të referencës, do të shërbejë për ndarjen e drejtë të reklamave shtetërore. Kundërshtarët e kësaj teme theksojnë se, nuk duhet të lejohet shitja nën kosto e gazetave. Por, ata shprehen se, nuk është e drejtë që në ligj të vendosen çmime konkrete. Sipas tyre, janë tatim taksat ato që vërtetojnë nëse shiten ose jo gazetat nën kosto.