E Hënë, 2 Nëntor 2026

Komiteti i pronave nis studimin e çmimeve

09/05/2005  Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave, do të zhvillojë këtë javë takime me anëtarët e komisioneve në rrethe, për të verifikuar ecurinë e procesit të kthimit të pronave të lira. Burimet kanë bërë të ditur se, në këto takime do të jenë prezent dhe përfaqësues të OSBE-së. Ndërsa, vetëm pas hyrjes në fuqi të Metodikës së vlerësimit të çmimit të tokave, do të nisin konsultimet mbi përcaktimin e çmimeve konkrete të të gjitha kategorive të tokave në rang republike. Sipas deklaratave të dhëna, komiteti i pronave do të deklarojë nisjen e procesit të kompensimit, vetëm pasi të jenë përcaktuar të gjitha çmimet për çdo rreth. Kjo do të eliminojë në maksimum mundësinë e korrupsionit tek komisionet vendore. Pas përfundimit të studimit, komiteti shtetëror, do ti paraqesë komisioneve vlerat përkatëse, duke kërkuar nisjen e procesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›