Pëllumbi në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve
09/05/2005 Kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian me ato të Ballkanit Perëndimor, në Budapest të Hungarisë. Në këtë konferencë, Kryetari Pëllumbi u shpreh se, “bashkëpunimi rajonal mbetet çelësi i stabilitetit në rajon”. Sipas tij, “bashkëpunimi i Kuvendit të Shqipërisë me parlamentet e të gjitha vendeve të rajonit dhe të vendeve të BE-së, ka kontribuar për konsolidimin e parlamentarizmit në Shqipëri dhe veçanërisht, përshtatjes së legjislacionit tonë me ato të standarteve të BE-së”. Në lidhje me çështjen e statusit të Kosovës, Pëllumbi tha se “Kuvendi i Shqipërisë, mbështet zgjidhjen e statusit përfundimtar të Ksovës, në përputhje me vullnetin e popullit të saj, në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë”.