Babai i Sarkozisë nxjerr në ekspozitë pikturat e Karla Brunit
Autori i Lajmit: ReutersParis – Piktura të presidentit francez, Nikolas Sarkozi, do të shfaqen së shpejti në një nga ekspozitat pariziane. Pal Sarkozi, 82 vjeç, i cili ka pasur telajot nudo, do ti shesë punët e tij për 10 mijë dollarë secila. Pavarësisht pikturave të tij surreale, zoti Sarkozi do ta çelë ekspozitën e tij në muajin prill në kryeqytet. Kryevepra e tij do të jetë telajoja e Karla Brunit (ish-modeles së famshme që u martua e presidentin e Francës) dhe Sarkozisë. Ndoshta të kesh si president djalin dhe zonjë të parë, gruan e tij supermodele, që u martua me Nikolasin në viin 2008, i ka dhënë një spunto karrierës së tij artistike. Ai e ka pikturuar Zonjën e Parë me kitarën e saj të ulur në një piano, ndërsa bashkëshorti i saj qëndron ulur në tryezën e tij të punës. “Tabloja ishte një dhuratë datëlindjeje për një vajzë të mrekullueshme, e cila më ka ndihmuar të mbyll boshllëkun e moshës mes një babai dhe djali”, - tha Pal Sarkozi. Një ekspert pikture tha se mbi piano duket dhe një trëndafil dhe ky qëndron si simbol i hapjes së Nikolasit ndaj së majtës së tij politike, por është gjithashtu dhe një emblemë e dashurisë”. Galeria që mban emrin e stilistit të njohur francez, Pierre Cardin, u duk se nuk e kishte me shumë dëshirë ekspozimin e këtyre telajove në mjediset e saj. Një zëdhënës i saj tha për medien: “Të paktën, zoti Sarkozi pranoi haptazi se profesioni i të birit e kishte ndihmuar në karrierën e piktorit”. Pasuria e familjes Sarkozi është transformuar që kur aristokrati i parëndësishëm hungarez mbërriti pa asnjë qindarkë në xhep në Paris në vitin 1948 dhe dikur i tha djalit të tij kur ishte ende nxënës: “Me emrin që mban dhe rezultatet që do të arrish, nuk do të jesh kurrë i suksesshëm në Francë”. Biografët sugjerojnë se presidenti Sarkozi ka pasur një marrëdhënie shumë të vështirë me babanë e tij, i cili e braktisi nënën e tre djemve kur Sarkozi ishte vetëm 5 vjeç.
Ky lajm është publikuar: 10/02/2010