E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamzë Vret me thikë 22-vjeçarin, autori i dyshuar: “Më ngacmonte motrën”

Autori i Lajmit: Redaksia
I dyshuari për vrasjen e 22-vjeçarit Albert Ndrecaj dje pasdite në qendër të qytezës së Kamzës, pranoi krimin vetëm pak minuta pasi u arrestua nga policia. “Më ngacmonte motrën, prandaj e vrava”, këto janë fjalët e para që ka mundur të nxjerrë autori i dyshuar i vrasjes, Bukurosh Muçeku, i pyetur nga policët e qytetit të Kamzës. Policia konfirmon se 18-vjeçari Bukurosh Muçeku, i cili u arrestua në orët e vona të mbasdites së djeshme, nën akuzën e vrasjes me thikë të 22-vjeçarit Albert Ndrecaj, ka debatuar me viktimën dhe pas këtij momenti ka ndërmarrë dhe aktin kriminal, duke e qëlluar me thikë. Ai akuzohet se ka qëlluar me thikë shtetasin Albert Ndreca, pas një konflikti mes të dyve në një sallë internet-cafe në afërsi të Universitetit Bujqësor të Kamzës. I dyshuari pretendonte se Alberti ngacmonte motrën e Bukuroshit dhe kjo ishte konsideruar nga 18-vjeçari si e papranueshme ndaj dje në një internet-cafe pranë Universitetit Bujqësor të Kamzës të dy janë përballur dhe ka nisur një debat i nxehtë. Në një moment, adoleshenti i është sulur 22-vjeçarit duke i ka ngulur thikën, duke e plagosur rëndë atë. I riu megjithëse u dërgua shpejt në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërroi jetë për shkak të dëmtimit të organeve jetësore. Nga informacionet e para mësohet se të dy personat si viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin, pasi ishin banorë të dy në Kamzë. Policia mundi të kryejë arrestimin e të dyshuarit vetëm pak pas vrasjes dhe tani pritet të vazhdojë hetimi i plotë për krimin e rëndë. Policia ka nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, megjithatë hetuesit janë ende të rezervuar në informacionet mbi krimin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak metra larg ngjarjes vendit ku humbi jetën ish-atleti Hasan Rakipi, disa ditë më parë, në afërsi të Universitetit Bujqësor në Kamzë.
Ky lajm është publikuar: 10/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›