E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruce Williams: Zhvillimet teknologjike ndikojnë në kinema

/>Zhvillimi teknologjik diskutohet në Bota virtuale dhe perceptimi Global Mediatik i saj
Dje në mjediset e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubiu zhvillua një konferencë me temë Bota virtuale dhe perceptimi Global Mediatik i saj, ku në qendër të tij ishte roli i zhvillimeve teknologjike të kohës, pozicioni i medias dhe ndikimi i tyre në shoqërinë njerëzore. Konferenca  e cila mblodhi rreth vetes përfaqësues nga fusha të ndryshme si dhe studentë të shumtë, kishte në thelb rolin e medias shqiptare dhe asaj botërore në transmetimin e botës virtuale. Bota virtuale dhe perceptimi Global Mediatik i saj, u organizua si një bashkëpunim midis Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, Institutit Shqiptar të Medias, Universiteti Europian të Tiranës dhe Universitetit "William Paterson" në Neë Jersey, (SHBA). Ndër personalitete pjesëmarrëse në këtë konferencë ishte dhe përfaqësuesi i universiteti William Patersonnë New Jeresy (SHBA) Bruce Ëilliams. Të pranishmit diskutuan mbi këto dy çështje, duke vënë theksin se si vijnë ato tek njerëzit dhe sa ndikojnë në shoqërinë e ditëve të sotme. Një çështje e rëndësishme në këtë takim ishte dhe diskutimi që u bë mbi rolin e kinemasë. Nga të pranishmit u theksua se kinemaja ka gjetur një zhvillim falë zhvillimit të teknologjive të kohës. Kineasti Kujtim Çashku në këtë konferencë u shpreh mbi rolin e pushtetit mediatik si pushtet i katërt. Një "pushtet që i servir audiencës informacione të gatshme, të cilat e bëjnë atë të varur prej saj, duke ndrydhur këtu imagjinatën, theksoi kineasti Çashku. Më pas personalitete të tjera në këtë konferencë u shprehën për shumë probleme të tjera globale dhe mediatike që ndeshen në ditët sotme. Ndërsa Bruce Williams, përfaqësues i Universitetit "William Paterson" në Neë Jersey, (SHBA), diskutoi rreth mënyrës së komunikimit dixhital. Sot brezat e rinj kanë lindur me këtë komunikim dhe janë në gjendje të thyejnë rregullat e vendosura më parë", pohoi Williams. Duke u ndalur edhe në rolin e kinemasë, Williams u shpreh se në ditët e sotme, ajo  nuk zotëron më monopolin e filmit. "Falë zhvillimeve të ndryshme të teknologjisë, ne mund të ndjekim një film kur, ku dhe si të duam", tha ai. Më pas konferenca kaloi në një debat të hapur ku diskutuan edhe mjaft probleme të tjera nga analistë, specialistë të medias, kinemasë etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›