E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave ne mbledhjen e sotme miratoi edhe disa vendime te tjera. Keshtu miratoi vendimin "Për kalimin e korpusit trekatësh të "ALiMPEKS" ShA-së, Shkozet, Durrës, në pronësi

Këshilli i Ministrave ne mbledhjen e sotme miratoi edhe disa vendime te tjera. Keshtu miratoi vendimin "Për kalimin e korpusit trekatësh të "ALiMPEKS" ShA-së, Shkozet, Durrës, në pronësi të Ministrisë së Punës dheÇështjeve Sociale". Ky objekt, sipas ketij vendimi, do të vihet në dispozicion të Shoqatës së invalidëve të Punës, dega Tiranë dhe do të jetë pronë e Ministrisë së Punës dheÇështjeve Sociale. Invalidët e Punës përbëjnë një grup shoqëror me probleme fizike dhe sociale. Riaftësimi dhe integrimi i tyre ne shoqëri është një nga prioritetet e vazhdueshme te Qeverise. Ligji për statusin e ivalidit, përcakton se shoqëria dhe shteti marrin në mbrojtje invalidët në mënyrë që ata të marrin pjesë në jetën shoqërore njëlloj si të tjerët ku sigurohet niveli ekonomik i nevojshëm për të jetuar në mënyrë dinjitoze. Shtrohet si detyrë e përherëshme që hap pas hapi të gjejë mishërim në jetën e përditeshme të këtij grupimi shoqëror, realizimi i këtyre të drejtave shoqërore. Kështu shteti duke u kujdesur për këtë shtresë shoqërore përcakton sipërfaqe të lira në vendet te përshtatëshme klimaterike ndërtimin e kampeve të pushimit dhe të qendrave të riaftësimit për invalidët.

Qeveria dhe Ministria e Punës dheÇështjeve Sociale kane marrë vazhdimisht nisma për zgjidhjen e problemeve te invalidëe të punës. Në këtë kuadër bëhet edhe kalimi i korpusit trekatësh të "ALiMPEKS" ShA-së, Shkozet, Durrës, në pronësë të Ministrisë së Punës dheÇështjeve Sociale", i cili vihet në dispozicion të Shoqatës së invalidëve të Punës, dega Tiranë.

Këshilli i Ministrave sot në mbledhjen e tij të radhës miratoi vendimin për miratimin e amendamentit Nr.1 të Kontratës me ndarje prodhimi për kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në blloqet 4 dhe 5, në tokën shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe shoqërisë OMV (Albanien) Onshore Exploration GmbH dhe Hellenic Petroleum s.a..

Po keshtu Këshilli i Ministrave sot në mbledhjen e tij të radhës miratoi projektligjin për buxhetin faktik të vitit 2001. Kjo është një eksperiencë që filloi pas paraqitjes për herë të parë në vitin 1999 të buxhetit faktik të vitit 1998, që në përputhje me ligjin organik të buxhetit të shtetit, buxheti faktik i vitit të mëparshëm paraqitet i shkëputur nga ligji për buxhetin vjetor të vitit të ardhshëm. Projektligji paraqet të dhëna mbi të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit të shtetit, buxhetit të sigurimeve shoqërore, si dhe të dhëna mbi deficitin e përgjithshëm të shtetit dhe burimet e financimit. Buxheti faktik i vitit 2001 përmban edhe të dhëna të tjera që lidhen me mbështetjen buxhetore të komunitetit ndërkombëtar si dhe përdorimin e saj.

Gjithashtu Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për vendosjen e oficerëve të kontaktit të ministrisë së Rendit pranë ministrive homologe të Greqisë, Etalisë, Turqisë dhe UNMIK-ut, Kosovë, të atashuar në përfaqësëtë diplomatike të Republikës së Shqipërisë". Miratimi i këtij vendimi bëhet në kuadrin e luftës kundër krimit në përgjithësi e atij të organizuar në veçant, në përputhje me kërkesat e kohës, si dhe në përputhje me angazhimet dhe detyrimet ndërkombëtare të marra nga ana e qeverisë së Shqipërisë, siç janë Qendra Ndërkombëtare e Luftës Kundër Trafiqeve në Vlorë, qendrat e rehabilitimit të personave të dëmtuar nga krimi, aderimi në disa konventa ndërkombëtare etj.

U miratua edhe vendimi "Për likuidimin e shoqerisë anonime ``Agjencia për Zhvillim Ekonomik ( AZHE)". Likuidimi i kësaj shoqerie me këtë vendim të Këshillit të Ministrave bëhet për shkakun se ajo nuk e ka justifikuar veten në fuksionin për të cilin është krijuar, atë të promovimit të zhvillimit ekonomik të vendit. Në të kundërt, ajo e ka margjinalizuar veten e saj, pa autoritetin e duhur dhe pakredibilitet, lidhur me realizimin e mandatit të saj.

Këshilli i Ministrave sot në mbledhjen e tij të radhës miratoi projektligjin për miratimin e fondit për partitë politike pjesmarrëse në zonën zgjedhore nr.19, për zgjedhjen e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Me anë të këtij projektligji, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve i jepet një fond prej 1 milion lekësh për financimin e partive politike, pjesmarrëse në zonën zgjedhore nr.19 për zgjedhjen e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Qeveria ne mbledhjen e sotme miratoi edhe vendimin per kontributin e Qeverisë Shqiptare ne ringritjen e Ushtrisë Kombetare Afgane, në kuadër të përpjekjeve të koalicioin ndërkombëtar kundër terrorizmit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›