E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Pandeli Majko, ne krye te nje delegacioni te nivelit te larte qeveritar, do te marre pjese ne Samitin e Kryetareve te Qeverive te vendeve aspirante per ne NATO, qe do te zhvilloje punimet

Kryeministri Pandeli Majko, ne krye te nje delegacioni te nivelit te larte qeveritar, do te marre pjese ne Samitin e Kryetareve te Qeverive te vendeve aspirante per ne NATO, qe do te zhvilloje punimet nga datat 5 – 6 korrik, 2002, ne Riga te Letonise.

Ne Samitin "Riga 2002 – Ura drejt Prages", marrin pjese Kryetaret e Qeverive te te ashtuquajturit Grupi V-10, qe jane vendet kandidate per ne NATO, zyrtare te larte te Organizates se Atlantikut te Veriut etj. Ne kete Samit do te parashtrohet edhe nje here ecuria e reformave ne fusha te ndryshme te zhvillimit dhe, vecanerisht ne ushtri, te vendeve aspirante per ne NATO, ne prag te Samitit te Prages, I cili do te percaktoje edhe vendet e reja qe do te hyjne ne NATO. Nder vendet kandidate per tu anetaresuar ne NATO eshte edhe Shqiperia.

Pervec fjales dhe kontributit qe Kryeministri Majko do te mbaje ne kete Samit, pritet qe delegacioni I nivelit te larte qeveritar te kete edhe takime te tjera te karakterit dypalesh.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›