Integrimi në BE Fule: “Përgjigjja, jo para vjeshtës”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha i ka dorëzuar komisionerit të BE-së, Stefan Fule, përgjigjet e 2284 pyetjeve të Komisionit Evropian. “Për mua është një moment i rëndësishëm, për vendin tim dhe bashkëqytetarët e mi”. Pas dorëzimit të pyetësorit, Berisha dhe Fule kanë dalë në një konferencë të përbashkët për këtë eveniment të rëndësishëm për Shqipërinë. “Ky është momenti më i rëndësishëm për vendin tim. Ne prezantojmë reformat e vendit në 18 vjet për ndërtimin e shtetit ligjor, demokracisë dhe tregut të lirë”,- u shpreh Berisha. Sipas tij, ishin më shumë se 1200 punonjës dhe ekspertë që u angazhuan për plotësimin e përgjigjeve. “Tërësia e reformave të realizuara për të ndryshuar vendin tonë, mbështeten në përpjekjen për idealin e integrimit”,- theksoi Berisha. Ndërkaq komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule, ka siguruar se procesi i dhënies së opinionit nuk përfundon deri në vjeshtë. “Ne do të shohim konsolidimin e demokracisë dhe do të shohim edhe zgjedhjet e ardhshme lokale. Procesi do të zgjasë”,- theksoi Fule.
Deklarata
“Lamë një mesazh kur ishim në Tiranë, ky mesazh vazhdon të jetë në fuqi. Unë përsëris se shumë duhet bërë. Vura në dukje se ka një dritare për të bërë diçka dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces dhe që kanë përgjegjësi për të gjetur një zgjidhje, duhet të bëjnë zgjidhje”,- theksoi Fule. Kryeministri u përgjigj se qeveria ka ofruar transparencën maksimale, por duke mos cenuar vendimet e gjykatave. “Komisioneri Fule më tha se ky është një fillim i ri dhe unë i thashë se ky për mua është momenti më emocionues. E quaj këtë si moment të një përpjekjeje të re. Gjatë muajve që do të vijnë, do të bëjmë çështë e mundur të kemi një vlerësim pozitiv të punës sonë”,- nënvizoi Berisha. Komisioneri Stefan Fule tha se “ky libër është më i rëndësishmi në historinë e vendit tuaj”. Arritët tha ai të krijoni një paketë dhe vlerësoj punën e gjithë kolegëve tuaj dhe atyre që kanë marrë pjesë në këtë detyrë. “Është radha jonë. Tani na takon neve të punojmë dhe analizojmë përgjigjet që keni dhënë ju dhe të përdorim muajt e ardhshëm ekspertët tanë për të verifikuar e për tu konsultuar në lidhje me përgjigjet. Mendimi i komisionit do të jetë i drejtë dhe do të vlerësohet në përputhje me gatishmërinë e Shqipërisë për të përmbushur kriteret. Do ti kushtojmë rëndësi përmbushjes së kritereve të Kopenhagenit. Koha kur do të jepet opinioni do të varet nga informacioni që kemi marrë”,- theksoi Fule.
Situata politike
Më tej Fule tha se ka shqetësim mungesën e përparimit të bërë për normalizimin e situatës politike në Shqipëri. “Nuk përmbushen standardet e funksionimit demokratik. Shteti ligjor është element kyç për funksionimin e demokracisë dhe avancimin e integrimit evropian. Në diskutimin që patëm i mirëprita zhvillimet politike në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave, por përpjekjet duhet të vazhdojnë. Liberalizimi është një proces i mbështetur mbi merita”,- u shpreh Fule. “Më lejoni,- tha ai,- të them se sa i takon komisionit dhe mua, ne jemi të angazhuar të ndihmojmë vendin tuaj të ecni përpara dhe të arrini një pikë të re në rrugën drejt integrimit në BE.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2010