E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, Hapet muzeu i pantallonave dhe të brendshmeve

Ka të bëjë me artin, vetëm me të pantallonat apo të brendshmet? Sido që të jetë, në muzeun e të brendshmeve në Bruksel, artisti shpreson që vizitorët do të kalojnë aty, qoftë edhe për një vizitë të shkurtër. Një prej artistëve u është qepur nga pas politikanëve dhe figurave të njohura të ekranit dhe i paraqet ata në një mënyrë tjetër, që të gjithë të mund t’i shohin. Për presidentin francez, Nikolas Sarkozi, ai ka zgjedhur një palë pantallona, të cilat i shkojnë jashtë mase. Filozofia e tij është e thjeshtë. Nëse dikush të frikëson, mjafton t’a imagjinosh atë me të brendshme dhe do të kuptosh që të gjithë në fund të fundit, duken njëlloj kur i zhvesh.
Një turist francez e sheh mjaft të bukur dhe për të qeshur faktin që njerëzit e njohur ke mundësi t’i shohësh, thjesht me të brendshme. Qëllimi i hapjes së këtij muzeu është t’i bëjë njerëzit të qeshin. Dhe nëse largohesh nga aty me dhëmbët jashtë, artisti mbetet me të vërtetë i kënaqur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›