Rama: Deklarata e Berishës për zgjedhjet, e turpshme
Lideri i selisë rozë ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratën e një dite më parë të shefit të qeverisë, ku ky i fundit falenderoi zgjedhesit që i besuan demokratëve një mandat të dytë qeverisës për 4 vitet në vijim. Duke e cilësuar si të turpshme deklaratën e Berishës në një kohë që sipas tij, rezultatet e zgjedhjeve nuk jane certifikuar, Rama ka kundërshtuar me forcë një bashkëpunim me qeverinë Berisha-Meta nëse rezultati i zgjedhjeve tha ai, nuk lexohet ashtu siç është. Rama ka sulmuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që sipas tij, është krejtësisht i politizuar dhe shprehu mosbesimin e tij në lidhje me Kolegjin Zgjedhor, i cili javen e ardhshme do të nisë shqyrtimin e ankimimeve të partive politike në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve në disa qarqe të vendit.
Rama nuk ka pranuar të bëjë komente të drejtpërdrejta në lidhje me zërat brenda Partisë si Blushi dhe Malaj të cilët kanë kërkuar që kryetari të pranojë humbjen dhe të dorëhiqet nga drejtimi i partisë. Megjithatë interesimit të gazetarëve në lidhje me këtë çështje Rama iu përgjigj.