Gramoz Pashko, Profesori që sot mungon
Gramoz i Pashko i mungon sot familjes, miqve, të afërmve e studentëve. Që nga 16 korriku i vitit 2006, profesori nuk hyn më në auditorët e universitetit dhe zëri i tij nuk dëgjohet në orët e leksioneve të ekonomisë. Sot, ndoshta askush nuk do të donte të sillte në mendje aksidentin tragjik, që i mori jetën, ndërsa luftonte për të. Por të gjithë ata që e njohën, që patën rastin ta takojnë qoftë edhe një herë, sjellin në kujtesë, vitalitetin, energjinë dhe seriozitetin që e karakterizonte.
Si ekspert i ekonomisë dhe Rektor i Universitetit të Nju Jorkut, Gramoz Pashko kishte dhënë kontributin e tij në arsimimin e disa brezave. Por ai do të spikaste gjithashtu edhe për pjesëmarrjen aktive në jetën politike të vendit. Në radhët e Drupit të dhjetorit ‘90, Pashko ishte një zë i fuqishëm, kundër regjimit komunist. Në vitin 1991, kur Partia Demokratike fitoi zgjedhjet, ai u emërua zëvendës/Kryeministër dhe Ministër i Ekonomisë.
Me largimin nga politika, Pashko vijoi rrugën akademike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Skoci, SHBA e Greqi. Në vitin 2000, ai u emërua Rektor i Universitetit të Nju Jorkut, nga ku nxori një brez të ri studentësh.
3 vjet pasi është ndarë nga jeta, të afërmit dhe miqtë kanë përkujtuar atë dhe Rubenin 24 –vjeçar, që humbi jetën në të njëjtin aksident ajror. Fluturimi i fundit i “Bell 222” i mori jetën edhe mjekut Sandër Baloj si dhe pilotëve Vangjel Çondi, Demush Reba e Qemal Koni.