Berisha: Falenderoj shqiptarët për besimin e mandatit të dytë
“Ndonëse fitorja e Aleancës për Ndryshim është bërë e njohur në Shqipëri, Evropë dhe mbarë botën, siç kisha deklaruar, prononcimin tim zyrtar për rezultatin e zgjedhjeve do ta bëja pas përfundimit të shqyrtimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të të gjitha ankesave dhe problemeve të lidhura me procesin zgjedhor dhe shpalljes nga ky komision i rezultateve të këtyre zgjedhjeve. Ndaj, jam sot këtu, pra jush, për të shprehur mirënjohjen më të thellë, nderimin dhe respektin më të madh, ndaj të gjitha anëtarëve, mbështetësve, votuesve të koalicionit të Aleancës për Ndryshim, për votën dhe besimin e tyre ndaj alternativës apo projektit të Shqipërisë Evropiane.
Por unë në këtë kontekst, dua t’u shpreh një mirënjohje shumë të veçantë, një nderim shumë të madh, qindra dhe mijëra të rinjve dhe të rejave shqiptarë, të cilët, në përputhje me idealet e tyre evropiane, ëndrrën e tyre më të bukur evropiane, me votën e tyre, kontributin e tyre, me entuziazmin, energjinë e jashtëzakonshme, bënë të mundur këtë fitore dhe ishin përcaktues në këtë fitore. Ata janë dhe mbeten pararendësit e të ardhmes, janë në të vërtetë frymëzuesit kryesorë të projektit të Shqipërisë evropiane.
Unë gjithashtu jam këtu për të falënderuar 1 milion e 550 mijë shqiptarë, të cilët morën pjesë në këto zgjedhje, duke shënuar një rekord të 12 viteve të fundit. Me këtë pjesëmarrje masive, më masive se asnjëherë në 12 vjet, ata gjithashtu bënë të mundur fitoren e koalicionit Aleanca për Ndryshim. Këto zgjedhje kanë qenë zgjedhjet më të veçanta nga viti 92 deri më sot, sepse në këto zgjedhje shqiptarët votuan, në rrafshin teknik, si të barabartë mes të barabartëve me kombet më të zhvilluara të planetit, për sa i përket infrastrukturës zgjedhore, një infrastrukturë tërësisht numerike dhe me një standard që vendoset për herë të parë në historinë e zgjedhjeve të Evropës dhe botës, kamerat digjitale për fotografimin e votës në numërim.
Unë jam sot këtu për t’u shprehur një mirënjohje të thellë të gjithë punonjësve vendas dhe të huaj që morën pjesë në këtë reformë, që realizuan këtë reformë kaq themelore dhe të rëndësishme, për shtetin, shoqërinë dhe vendin.
Zgjedhjet u nderuan nga qindra e qindra vëzhgues nga të katër anët e botës. Dua t’u shpreh atyre mirënjohjen time më të madhe për vendimin që morën të vëzhgojnë zgjedhjet tona.
Zgjedhjet patën, krahas forcave politike, edhe aktorë të tjerë neutralë me një rol të admirueshëm, siç është policia e shtetit. Nuk është regjistruar asnjë ankesë e vetme, as në media dhe askund tjetër ndaj këtij institucioni. Mijëra e mijëra anëtarë të policisë së shtetit u angazhuan në zbatim të detyrave ligjore që rridhnin nga ky proces. E përmbushën në mënyrë të përsosur detyrën. Unë dua t’i përgëzoj ata, t’i falënderoj dhe t’i siguroj se e vlerësoj këtë si një kontribut shumë të rëndësishëm që ata japin në konsolidimin e demokracisë në këtë vend.
Zgjedhjet nuk do mund të kishin zhvillimin që patën pa përgjegjësinë e lartë ligjore, pa përkushtimin e mijëra komisionerëve në qendrat e votimit, qendrat e numrit, komisionet zonale, përfaqësues të forcave politike, vëzhguesve, rreth 5000 vëzhguesve të shoqërisë civile, vëzhguesve të forcave politike. Të gjithë atyre unë dua t’u shpreh mirënjohjen, si dhe t’i siguroj komisionerët e të gjitha niveleve se qeveria do t’i shpërblejë ata për punën që bënë.
Zgjedhjet, jo vetëm nxorën fitimtarë koalicionin e Aleancës për Ndryshim, por përcaktuan edhe një koalicion thellësisht të dobishëm për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare, një koalicion i cili ka të gjithë potencialin e madh, politik, profesional, teknik të gjithanshëm për të shndërruar në realitet, me shpejtësi, projektin e Shqipërisë evropiane, koalicionin e integrimit.
Zonja dhe zotërinj,
Shqiptarët në këto zgjedhje votuan për të ardhmen e tyre, votuan projektin e Shqipërisë evropiane, projekt me të cilin ata do të kenë të garantuar, do të gëzojnë standarde, kritere dhe “aqui communitare” të vendeve anëtare të BE. Pra, votuan për të përgatitur veten dhe vendin për verdiktin final të BE-së, votuan për lëvizjen e lirë të tyre në përputhje me premtimin elektoral, brenda vitit të parë të mandatit të dytë ajo do të shndërrohet në një realitet të padiskutueshëm. Votuan për një Shqipëri që të shkëputet me shpejtësi nga prapambetja shekullore dhe të shndërrohet në një vend me infrastrukturën më moderne në rajon dhe më gjerë, të shndërrohet në një vend që lëviz me shpejtësi me revolucionin e saj industrial, në zhvillimin e fuqishëm të turizmit, në një superfuqi energjetike rajonale, të shndërrohet në një vend ku liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë zgjerohen dhe konsolidohen gjithnjë e më shumë, të shndërrohet në një vend në të cilin rrogat dhe pensionet e qytetarëve shqiptarë do të ecin me shpejtësi më të madhe se në çdo vend tjetër, të shndërrohen në një vend ku varfëria ekstreme të mos ekzistojë dhe varfëria të luftohet me shpejtësinë më të madhe, në një vend ku qytetarët të gëzojnë punësim, arsimim, shërbim shëndetësor të standardeve evropiane. Pra, qytetarët shqiptarë, më 28 qershor, nuk votuan për të ndëshkuar njeri, është një votim i shkëlqyer, ata votuan për të afirmuar dhe shndërruar në realitet ëndrrën e tyre evropiane.
Ndihem shumë krenar, ndihem shumë i privilegjuar, ndihem jashtëzakonisht mirënjohës dhe tepër i detyruar nga ai votëbesim që vendosën ata në alternativën e Shqipërisë evropiane dhe dua t’i garantoj se kjo alternativë po rritet dhe do të rritet çdo ditë me shpejtësi, se qeveria ime ka dhe do të ketë të gjitha mundësitë dhe potencialet që të gjitha projektet ambicioze të Shqipërisë evropiane, t’i shndërrojë në realitet në kohën më të afërt. Ndaj dhe shpreh bindjen se në këto zgjedhje nuk ka pasur dhe nuk ka të humbur. Në këto zgjedhje ka fituar çdo qytetar shqiptar që ka si ëndrrën më të bukur të tij, që ka projektin më të mirë për të ardhmen e tij, Shqipërinë evropiane, kombi në tërësi, i cili sheh idealet e bashkimit të tij në integrimin evropian. Shqipëria në 4 vitet ardhshme do të ketë një shpejtësi që nuk e ka pasur kurrë më parë.
Edhe njëherë, dua t’u shpreh mirënjohjen më të madhe të gjithë atyre që votuan për Shqipërinë evropiane”.