Superstrada Fushë Krujë Lezhë, ende problematike
E sotmja është një ditë e zakonshme në superstradën Fushë Krujë – Lezhë. Për aksidentin e rëndë të ditës së djeshme pakkush ka dijeni. Ai është një prej të shumtëve që ndodhin në këtë segment, të pagëzuar si “superstrada e vdekjes”, pasi mban prej vitesh rekordin famëkeq të aksidenteve të rënda. Thuajse një në çdo ditë. Në më të shumtën e rasteve me pasojë vdekjen. Është segmenti që lidh të gjithë Veriun e Shqipërisë, është porta hyrëse e Rrugës Durrës-Kukës. Vetëm me këtë fakt mund të kuptohet se trafiku në këtë aks është shumë i madh.
Shikojini këto pamje! Qindra makina që vijnë e shkojnë. Kush mund të parakalojë më parë për t’i shpëtuar trafikut. Me dhjetra parakalime të gabuara. Motorrë që kalojnë mes makinash, këmbësorë që kërkojnë të gjejnë daljen nga ky labirint vdekjeprurës.
Shumë rrugë dytësore që lidhen me këtë aks, janë një prej shkaqeve të aksidenteve. Mungesa e sinjalistikës si shkak i punimeve janë një tjetër.
Shëfi I policisë rrugore të Kurbinit tregon edhe arësyet kryesore të aksidenteve të shumta.
Policia e Kurbinit po punon me orare të zgjatura dhe ky fakt ka ndikuar disi në uljen e numrit të aksidenteve e krahasim më 6-mujorin e parë të vitit të shkuar. Por përsëri jeta e njerëzve në këtë rrugë është në rrezik. Deri sa të përfundojë zgjerimi i kësaj rruge, fatkeqësisht do të mund të dëgjojmë raportime të tjera për aksidente me viktima.