Sulmohen tre serbënë veri të Kosovësshtohen patrullimet
MITROVICE- Sërish incidente mes shqiptarëve dhe serbëve në veri të Kosovës. Policia kosovare informon se tre serbë janë sulmuar fizikisht nga një grup prej tre personave shqiptarë në rrugën “Kolashinit” në afërsi të “tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës.
Incidenti ndodh një ditë pasi në lagjen Kodra e Minatorëve një grup të rinj serbë sulmuan një grup shqiptarësh. Për pasojë 5 të rinj shqiptarë pësuan lëndime të rënda në trup.
Radio televizioni i Kosovës duke cituar policinë thotë se do të shtohen patrullimet në Mitrovicë për shkak të incidenteve ndëretnike të ditëve të fundit.
Incidenti i djeshëm u dënua ashpër nga udhëheqësit shqiptarë të Mitrovicës. Sipas Komitetit për siguri të komunës sulmi ka qëllim destabilizmin e gjendjes dhe frikësimit të shqiptarëve, në mënyrë që edhe ata pak që kanë mbetur në lagjen Kodra e Minatorëve, të largohen nga atje.
Nderkohe Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s të mbledhur dje në Bruksel kanë thënë se siguria në Kosovë mbetet stabile, përkundër disa incidenteve të rastit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.
Në deklaratën e lëshuar pas takimit dyditor thuhet se përgjigja ndaj ngjarjeve të fundit në Mitrovicë ka dëshmuar nevojën për vigjilencë dhe rritje të kapaciteteve të Policisë së Kosovës.
Shqiptarët dhe serbët jetojnë të ndarë në Mitrovicë që nga përfundimi i luftës në Kosovë më 1999 dhe shumë herë ky qytet është bërë skenë e përleshjeve ndëretnike.
(s.g/BalkanWeb)