Bruksel, Meta ankohet te Oli Ren për Kodin Zgjedhor
Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të zhvillojë sot mitingun e parë në kuadër të ndërgjegjësimit për rrezikun e manipulimit të zgjedhjeve. Një ditë para protestës për Kodin zgjedhor, Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka zhvilluar dje një takim me komisionarin e BE-së për Zgjerimin Olli Rehn. Gjatë këtij takimi, Meta paraqiti shqetësimet mbi problemet që ka Kodi i ri Zgjedhor, mungesën e garancive për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, si dhe monopolizimin që kanë bërë dy partitë e vjetra PD dhe PS, për administrimin e procesit zgjedhor, në kundërshtim me rekomandimet e OSBE-ODIHR si dhe me dokumentet e rëndësishme ndërkombëtare për zgjedhjet. Nga ana e tij, Rehn i përcaktoi zgjedhjet e ardhshme si kushtin kryesor të integrimit të Shqipërisë në BE. Gjatë vizitës së tij në Bruksel, kreu i LSI, zhvilloi një takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Evropiane(PSE), Philip Cordery. Sekretari i Përgjithshëm i PSE, tha gjatë takimit se "jemi të shqetësuar për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, të cilat duhet të zhvillohen përmes një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, në përputhje me standardet dhe garancitë ndërkombëtare për zgjedhjet".
Vasili
Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Petrit Vasili, ftoi publikisht gjithë qytetarët të jenë të pranishëm në sheshin "Skënderbej", në orën 16:00. Sipas tij, të gjithë qytetarët e kanë të qartë se çdo lëvizje jashtë votës së lirë është lëvizje jashtë sistemit, e cila çekuilibron jetën dhe liritë e qytetarëve në këtë vend. "Këto cenime të mëdha ne i kemi bërë publike dhe kanë filluar që me cenimin e Kushtetutës, e cila u trajtua si një pazar dhe si një larje borxhesh reciproke, dhe jo si një proces themelor, që do të shtonte demokracinë, por si një rrëshqitje e rrezikshme drejt autokracisë dhe neodiktaturës në Shqipëri", theksoi Vasili. Ai vlerësoi se tashmë e dinë shumë mirë dhe shumica e shqiptarëve, se pa votë të lirë ky vend nuk do të ketë as prosperitet, nuk do të ketë garanci të pronës së qytetarëve, nuk do të ketë garanci të lirive të tyre. Sakaq, uniformat blu kanë marrë masat e rastit për të garantuar mbarëvajtjen e këtij tubimi të paralajmëruar. Në këtë linjë është vendosur të kufizohet qarkullimi i makinave në oraret e zhvillimit të protestës.