E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, Ministrat e eurzonës diskutojnë për Greqinë

BRUKSEL-Ministrat e financave të eurozonës sot në Bruksel do të diskutojnë për borxhin e Greqisë dhe për masat që planifikon t’i ndërmarrë për kapërcimin e krizës. Vitin e kaluar, Greqia raportoi deficit publik për afro 13% dhe borxhin e tërësishëm të barabartë me 113%. Këto shifra, krahasuar me normat e Bashkimit Evropian janë më të mëdha, respektivisht 3 dhe 60 përqind. Problemet financiare të Greqisë e kanë goditur vlerën e euros dhe i kanë ngritur shqetësimet për stabilitetin e disa vendeve të tjera të grupit prej 16 shteteve, që e përdorin euron si monedhë të përbashkët. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›