Nënprefektura: Nuk jemi konkurrentë me njësitë vendore
Sarandë
Nënprefekti Gjergji Mano, edhe pse ka vetëm disa muaj në drejtimin e nënprefekturës së Sarandës, me kompetenca prefekture, është me ambicien për t’i dhënë asaj një rol të ri në qeverisje, por edhe me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitet. Ai ka veçuar për vitin 2010 disa nga përparësitë e punës së institucionit që drejton. Mes të tjerash, ai ka shprehur angazhimin për të qenë jo konkurrues, por komplementar me njësitë e qeverisjes vendore, duke nxitur por edhe duke modeluar një vlerësim dhe evidentim të ri të punës me traditat në artizanat, me bizneset që realizojnë prodhime bio. Ai është ndalur sidomos në vlerën e bashkëjetesës mes komuniteteve të ndryshme etnike, krahinore e fetare dhe në punën për t’i dhënë Sarandës dhe zonave të saj periferike memorien e shkruar, atë vizive dhe fotografike, e munguar deri tani.
#