Banka e Wallstreet ndihmuan Greqinë t`i fshehë borxhet
NJU JORK-Ndersa Brukseli në rang ministrash të financave po diskuton sot borxhin e Greqisë zbulohet se Banka në Wallstreet, siç është Goldman Sachs, kanë shfrytëzuar instrumentet e ndërlikuara financiare, të ngjashme me ato që ishin arsye për krizën financiare amerikane, për t`i ndihmuar Athinës t`i mbulojë borxhet. Lajmi publikohet nga “New York Times”.Programi i cili është përpunuar nga Goldman Sachs i ka ndihmuar Greqisë që të marrë miliarda euro nga Fondi Monetar Evropian në vitin 2001. Skema ka mbetur e fshehur nga opinioni, meqë ka qenë në formë të transaksionit, e jo huasë. Kjo i ka ndihmuar Athinës që t`i respektojë rregullat e imponuara nga Brukseli lidhur me defiçitin dhe vendi të vazhdojë të jetojë me standard më të lartë sesa mund t`ia lejojë vetes. New York Times zbulon se Goldman Sachs nga ky biznes ka fituar 300 milionë dollarë provizion. Por kriza nuk u mbajt e fshehur gjatë. Vitin e kaluar, Greqia raportoi deficit publik për afro 13% dhe borxhin e tërësishëm të barabartë me 113%. Këto shifra, krahasuar me normat e Bashkimit Evropian janë më të mëdha, respektivisht 3 dhe 60 përqind. Problemet financiare të Greqisë e kanë goditur vlerën e euros dhe i kanë ngritur shqetësimet për stabilitetin e disa vendeve të tjera të grupit prej 16 shteteve, që e përdorin euron si monedhë të përbashkët. (d.b/BalkanWeb)